Home KRYESORE BERISHA: AMBASADORI HOFFMAN SI MUÇ NANO…

BERISHA: AMBASADORI HOFFMAN SI MUÇ NANO…

Ish-kryeministri Sali Berisha ne një konference te gjate për shtyp ka akuzuar ambasadorin gjerman Hellmut Hoffman si avokat të qeverisë “Rama” ndërsa e cilëson të papranueshme qëndrimin për bunkerin. – “Helmut Hoffman duhet të ishte tronditur më shumë për zgjedhjet, por kur merr përsipër të bësh avokatinë e qeverisë që në fillim, e ke të vështirë të tronditesh për gjëra që nuk i interesojnë qeverisë. Kam pas mundësi t’ia bëj të ditur qëndrimin tim dhe po e them edhe publikisht. Herr Hofman është diplomati i vetëm dhe i vetmi njeri pas Muc Nanos, që tha se këto zgjedhje ishin më të mira se të parat. Dhe argument që dha Herr Hoffman ishte argument i mjerueshëm. Kam biseduar me 3 ose 4 shqiptarë, me disa shqiptare qe mendoj se janë të pavarura. Unë i them zotërisë, kam 25 vjet qe merrem me politike dhe nuk gjej dot një të pavarur në politikë. Mund të ketë, por unë nuk gjej dot njeri”, tha Berisha.

Ndersa ambasadoret po tejkalojne kostumin e tyre diplomatik ne artikulimet publike qe po realizojnë vecanerisht ne lidhje me sistemin e drejtesise ne Shqipëri dhe ndaj një politike qe grindet mes vedi kush ka vjedhur dhe abuzuar me shume me pushtetin ne keto 25 vite, ku ish kryeministri Berisha është njeri nga me protagonistes e kësaj historie shqiptare, tha sot se i respekton shume ambasadoret, por jo kur ata bëhen “governatore”…

Share: