Publicisti Blendi Fevziu ne nje shkrim te tij diten e pervjetorit te themelimit te partise demokratike e konsideron Levizjen e Studenteve qe ishte shkaku themelor i pluralizmit ne Shqiperi si element kujtese te ngjashem me veteranet e luftes nacional clirimtare! Ja cfare shkruan Fevziu:
“Unë i përkas atij grupi që mendon se Lëvizja e Dhjetorit e përfundoi po atë dhjetor. Ajo kërkoi një Shqipëri pluraliste dhe e fitoi. Ajo kërkoi parti të reja politike dhe i fitoi. Ajo prodhoi realitetin e ri që jetojmë sot. Pavarësisht iluzioneve. Misioni s’mund të shkonte përtej!
Duke dalë nga Dhjetori i 1990, po i kthehem serish metafores se veteranit! Gjithe keto kohe a kemi qene te gjithe ne, pak a shume me rolin e atij veteranit te merzitshem dhe patetik te femijerise sime? Kam frike se po! Ndaj duke hequr dore nga ky rol cuditerisht tundues dhe duke u kthyer ne realitet, mund te them ca gjera modeste.”
Gazetari Fevziu ka te drejte absolute kur flet ne veten e pare si protagonist i atyre ngjarjeve historike, por kurresi nuk ka te drejte kur interpreton ne menyre pergjithesuese edhe ate qe kane perjetuar dhe perjetojne te tjeret si ai ndaj ketij institucioni historik. Fevziu eshte bere pjese e pushteteve te rendesishme te ketyre viteve ndaj nuk i kupton dot te tjeret qe sot nuk jane si ai edhe pse ne ato vite ishin te njejte.
Pushteti ta erreson shikimin realist ndaj realitetin qe dhemb dhe ty vete duket roze. Te tjeret si ai ne ato dite, muaj, por edhe vite edhe pse nuk kane ze aq te madh publik sa Fevziu, po cirren cdo 8 dhjetor per kete realitet te dhimshem qe nuk eshte aspak si ai qe kishin menduar kur guxuan. Ato/ata flasin njesoj cdo 8 dhjetor dhe nuk e perkujtojne ate date vetem kur jane opozite.
Ato/ata ne vitin 1990 si ai dhe sot krejt te ndryshem, dhimbjen me te madhe te Fevziut parlamentin e sotem qe pas 25 vitesh të një shoqërie të lirë ne kemi ne – “karriget e ligjvenesve bandite, kriminele, trafikante droge dhe tutore prostitutash, gjysem te shkolluar apo analfabete. Individë pa personalitet, qe injorancen e tyre e varin ne qafe si hajmali, apo qe besojne se forca e muskujve qe kane ushtruar ne paralelet e burgjeve eshte me e rendesishme se sa ajo e mendjes.”  – si produkt te ketij sistemi ndaj te cilit vete Blendi Fevziu eshte kontribues jo aq modest.
Ato/ata ne 1990 si ai dhe sot krejt te ndryshem ndjejne nga nje energji te brendeshme per te sakrifikuar perseri nga vetja qe ato endrra te mos vdesin dhe pse jo te bashkojne energjite ne studentet e sotem te cilet po shkojne drejte ekstremit te majte edhe per shkak te papergjeshmerise politike te atyre qe e konsideruan veten, partine e tyre te djathte duke ardhur nga radhet e ish partise komuniste.
Ato/ata cdo 8 dhjetor nuk i referohen asnjehere realitetit ne krahun opozitar, apo te pushtetit sepse i referohen lirise, lirisr se individit duke mbetur akoma idealiste te nje shoqerie demokratike si gjithe Europa. Nje pjese e tyre u sulmuan qe ne ditet e para te levizjes se studenteve ne vitin historik 1990 dhe sulmohen jo rastesisht edhe sot po njesoj dhe sigurisht jo rastesisht…