Home KRYESORE Boll me politikanin e vitit, dua të shpallet mësuesi(ja) i vitit!

Boll me politikanin e vitit, dua të shpallet mësuesi(ja) i vitit!

Nga Mentor Kikia

Nuk kam pikën e dyshimit që një nga fajtorët e këtij realiteti, jo ekonomik, por social më tepër, jemi ne, gazetarët dhe ndërmarjet tona që quhen media. Shikoj nëpër gazeta, blogje të ndryshme, media online, anketa që ftojnë qytetarët të votojnë për politikanët e vitit. Po përse politikanin e vitit? Nuk jane keta modeli me i mire i shoqerise.

Po mirë more kolegë, a nuk mundemi ne tu themi njerëzve që të votojnë dhe të shpallim mësuesin e vitit? Atë që ka qenë më i përkushtuari, më i dashuri me nxënësit dhe profesionin. Na duhet një ti tillë, sepse ankohemi për një sistem arsimor në dergradim dhe na duhet modeli.

A nuk mund të shpallim ne mjekun e vitit? I sulmojmë dhe shajmë të tërë se na kërkojnë para. Por ka edhe të mirë mes tyre, të përkushtuar dhe humanë deri në palcë.

A nuk mund të shpallim ne gjykatësin e vitit? Po i sulmojmë si të keqen me të madhe të vendit, por ka dhe nga ata që janë përballur me egërsinë e krimit, edhe pse janë shantazhuar e kërcënuar me jetën e tyre e të familjes nga bandat e krimi organizuar.

Po pastruesin e vitit nuk e shpallim dot? Njeriun që ka punuar më mirë mes këtij pisllëku.

Po policin rrugor më korrekt nuk e identifikojmë dot?

Faqja e zezë është e jona që e nxisim këtë popull të mendojë se burrat dhe gratë më të shuqar të këtij vendi janë mes atyre, në qeveri, në opozitë a në dreq ku të jenë.

Share: