Home KRYESORE Bunkeri : përkujtim krimesh apo lavdie?

Bunkeri : përkujtim krimesh apo lavdie?

Nga Artan Fuga

Ore çfarë ka për t’u çuditur?

Muzeun e Holokaustit po ta kishin ngritur gjermanë, edhe me dëshirën e mirë për të kujtuar krimet naziste e për të mos i përsëritur, izraelitët nuk do ta kishin pranuar dhe do të ishin ngritur për ta hequr. E kanë bërë vetë, prandaj objekti merr tjetër kuptim.

Kështu është edhe me bunkerin te teatri eksperimental në Tirani.

Po ta kishin ngritur vetë shoqatat e të persekutuarve do të kishte kuptimin e përbuzjes të politikës të mbylljes dhe kontrollit të shoqërisë moniste, kurse kur e ngrenë pushtete që vijnë nga e majta, sigurisht që ngjallin dyshime dhe mospëlqime lidhur me kuptimin semantik të bunkerit.

Eshtë përkujtimore përbuzjeje apo lavdie?

Ka kakofoni lidhur mesa më sipër vjen sepse shkolla shqiptare e viteve 80, nuk u ka mësuar robve se një objekt në vetvete nuk ka asnjë kuptim autonom të përcaktuar.

Mesazhi që çdo objekt jep është një lidhje mes mesazherit dhe objektit – mesazh. Nga kjo dyshe lind kuptimi simbolik i mesazhit fjalë apo i mesazhit – objekt.

Kur një armiku im më thotë pa gdhirë : “E, si u gdhive?”, e kuptoj se ai ma ka me të keq, ironi, dhe në formë kërcënuese. Kurse miku im Qenan K; më thotë të njejtën pyetje : “E, si u gdhive? ” më duket se është kjo shprehje që ma ka lindur diellin që me mëngjes.

E kuptuat o miqtë e mi?

Pse i bëjnë çorbë ata robt me padijen e tyre artistiko-politike gjëra që këtu ne i dimë mirë dhe aq lehtë, paq sa i themi njeri tjetrit : “E si u gdhive?” 🙂

Share: