Home KRYESORE Buxheti, shpenzimet dhe borxhi…

Buxheti, shpenzimet dhe borxhi…

Nga Klodian Tomori

Kete buxhet mund ta sulmosh per shume gjera. Lista e investimeve te tij eshte e denatyruar. Klasifikohen si investime fondet per libra, ose trajnimet qe bejne ministrite me biznesin.

E PAPRECEDENTE

Ky eshte buxhet ne listen e investimeve te te cilit, zeri rikonstruksion godine shfaqet plot 45 here. Ky eshte buxhet ku investimet e mirefillta jane me pak se 30 miliarde leke, pra vetem sa gjysma e shumes se deklaruar. Si asnjehere me pare ky eshte buxhet qe sheh me shume nga administrata se sa nga qytetari.

POR

Me gjithe keto, une prape mendoj se eshte buxheti me i mire i viteve te fundit. Per nje arsye te vetme. Me deficit 2.2% e PBB ky buxhet e kthen qeverine me kembe ne toke. Pasi shtriu doren dhe mori mbi 140 miliarde leke borxh, tani nuk ka me. Ky buxhet i thote qeverise, puno, mblidh taksat pastaj shpenzo. Eshte e sigurt qe kjo nuk eshte zgjedhje e qeverise me vullnetin e saj te lire. Kjo eshte dora e FMN.

GJITHSESI

Ashtu si cdo individ apo familje, qeveria duhet te mesoje te jetoje brenda mundesive te saj. Shqiperia ka nevoje uleritese per te ulur borxhin. Sot borxhi eshte kercenimi yne me i madh kombetar.

Kritika me e madhe e buxhetit eshte se ul shpenzimet. Tani ka dy rruge per te ulur borxhin. Ose te mbledhesh me shume taksa ose te besh me pak shpenzime. Qeveria ka vendosur te zgjedhe te dyten. Dhe une them qe ka bere zgjedhjen me te mire.

PSE?

Sepse nese nuk do ulte shpenzimet do rriste taksat, ose do mblidhte me shume duke permiresuar administrimin. Nje rritje tjeter taksash do ishte fatale per ekonomine. Nga ana tjeter, sa i takon administrimit, une nuk besoj se administrata jone do behet me e ndershme dhe me pak e korruptuar duke mbledhur me shume te ardhura sapo te miratojme buxhetin

RRJEDHIMISHT

Shtrengimi i shpenzimeve mbetet rruga e vetme. Keto dite kam patur shume debate per kete ceshtje. Disa nga ekonomistet me autoritare te vendit thone se me shkurtimin ekstrem te shpenzimeve, qeveria po i vendos ekonomise ate qe njihet si taksa e shpenzimeve. (ulja e cilesise se sherbimeve publike, mbeshtetja me e ulet e shtresave ne nevoje etj etj).

POR

Une serish mendoj qe nuk ka rruge tjeter. Sot borxhi eshte kercenim kombetar. Charls Dickens e shkroi dikur, kur shpenzimet tejkalojne te ardhurat per nje kohe te gjate, rezultati eshte mjerim. Ne kemi shpenzuar per shume vjet me shume nga sa kemi patur. Kemi jetura pertej mundesive tona.

PRANDAJ

Kishte ardhur koha qe qeveria te shtrengonte rripin.

Share: