Home KRYESORE Çfarë Presidenti i duhet Kosovës?

Çfarë Presidenti i duhet Kosovës?

Nga Nexhmedin Spahiu

Përse Kosova nuk po arrinë të çlirohet nga klanet e krimit. Problemi është te vlerat tona morale si shoqëri. Problemi eshte se në Kosovë nuk është i definuar patriotizmi. Shumicës së qytetarëve të Kosovës u mungon gadishmëria e sakrificës dhe ndjenja e patriotizmit për të luftuar të keqën. Madje edhe atyre që nuk u mungon gadishmëria për sakrificë shkojnë e sakrifikohen në Siri e Irak dhe jo për vendin e vet. Kjo edhe ngase nuk cmohet sakrifica tek ne. Sa e çmojmë Adem Demaçin?

Për një opinion të tij njerezor që mund të mos jetë i drejtë apo i dobishëm apo se thjeshtë nuk na pelqen jemi në gjendje t’ia mohojme 28 vite burg. Një pjesë tjetër e qytetarëve që janë edhe patriotë edhe të sakrificës, nuk bejnë hajr ngase thjeshtë janë të padijshem, dhe i manifestojnë këto vlera aty ku nuk duhet dhe për atë cfarë nuk duhet.

Starti i mëkëmbjes së Kosovës duhet të jetë zgjedhja e një presidenti të Kosovës, që është patriot, sakrifikues, largpamës, trim, i vendosur, i përgjegjshem, i drejtë, i përkushtuar, energjik dhe që është i hapur për ide të tjerëve,e por që nuk i mungojnë idetë e veta. Këto duhet të jenë kushtet e “konkursit” për president të Kosovës e më pas duhet të zhvillohet debati se kush nga kandidatët i plotëson më shumë këto kushte.

Share: