Home KRYESORE Der Spiegel: Kosova një vend ne duar te Klaneve!

Der Spiegel: Kosova një vend ne duar te Klaneve!

Kriza politike e cila ka pushtuar Kosovën është bërë pjesë e vëmendjes mbarë botërore dhe asaj gjermane ne vecanti. E përditshmja gjermane në një artikull special raporton situatën e rënduar në të cilën ndodhet Kosova. Me një foto në të cilën është hedhur gazi lotsjellës në kuvend ka shoqëruar këtë titull: “Kosova, një vend në duart e klaneve”. Spiegel Online për miliona lexuesit e saj në mbarë botën raporton situatën politike në Kosovë.

Ky është artikulli i plotë i Der Spiegel:

Masat paraprake të sigurisë janë më të rrepta se kurrë më parë ”“ deputetët kontrollohen detajisht para se të hyjnë në sallën plenare. Por kjo nuk do të ndihmojë. As pa filluar seanca, dikush hedh një gëzhojë me gaz lotsjellës. Së shpejti salla mbushet plot me mjegull dhe debati ka përfunduar para kohe.

Skena nga Prishtina, kryeqyteti i Kosovës, nga e hëna e kësaj jave ”“ skena nga kaosi politik në vend, i cili po zgjatë tashmë tre muaj. Përsëri dhe përsëri opozita po pengon punën parlamentare, me hedhje vezësh, fishkëllima dhe sulme përmes gazit lotsjellës. Ajo dëshiron të parandalojë shumicën qeveritare e cila miratoi dy marrëveshje të rëndësishme: një për më shumë të drejta për pakicën serbe në Kosovë, dhe një marrëveshje të kufirit me shtetin fqinj të Malit të Zi.

Ndërkohë, situata ka eskaluar: Qeveria arrestoi 13 deputetë, vetëm në fillim e javës së gjashtë ”“ edhe pse në fakt ata gëzojnë imunitet. Pra, tani më shumë se një e treta e opozitës në parlamentin e Kosovës janë në paraburgim.

Në fund të nëntorit u arrestua gjatë një operacioni tejet të dhunshëm të policisë, ndër të tjera, Albin Kurti, një ish aktivist shumë i respektuar i drejtave civile, tani lideri i partisë kryesore opozitare në vend, “Vetëvendosje”. Ndërsa organizatat e të drejtave civile kosovare kritikuan arrestimet dhe dhunën e tepruar të policisë, qeveria mbrojti veprimin e saj me arsyetimin: ajo nuk mund të lejojë opozitën që ta bllokojë legjislativin me forcë.

“Elita nuk e kupton konceptin e transparencës”.

Përleshjet filluan pasi qeveritë e Kosovës dhe Serbisë kanë arritur një marrëveshje në fund të gushtit në Bruksel nën presionin e BE-së. Mbi të gjitha, marrëveshja mbi të ashtuquajturin Asociacion të Komunave me shumicë serbe në Kosovë është e diskutueshme. Kjo shoqatë duhet të ketë statutin e vet me fuqitë e shumta, sipas tekstit të paqartë të Marrëveshjes Kornizë. Nëse të dhënat ende mbahen sekret, apo nuk ka draft të veçantë, është ende e paqartë. Para së gjithash, javën e ardhshme do të vendosë Gjykata Kushtetuese e Kosovës mbi ligjshmërinë e Marrëveshjes Kornizë dhe ky vendim po pritet.

Jo më pak, detajet e paqarta të kësaj Marrëveshjeje kanë shtyrë edhe protestat e opozitës. Natyrisht, thotë Luan Shllaku, drejtor i Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS) ”“ ai kritikoi edhe qeverinë e vendit të tij dhe BE për mungesën e transparencës: “Të gjitha negociatat për dy marrëveshjet u bënë si në shumë raste tjera prapa dyerve të mbyllura, Elita politike e Kosovës nuk e kupton konceptin e transparencës në parim”.

Por dy marrëveshjet e diskutueshme janë vetëm shkas aktual për bllokimin politik në vend. Në sfond është edhe mendimi i shumë vëzhguesve që grindjet e brendshme janë mes partive të ndryshme në Kosovë. “Ka një luftë për pushtet brenda kuadrit jashtëzakonisht të vështirë të shtet-ndërtimit ton딝, thotë Naim Rashiti, analist i politikave me “Balkan Politikave Research Group”. “Ky shtet-ndërtim vuan nga institucionet e dobëta, korrupsioni dhe mungesa e sundimit të ligjit.

Duhet një klasë e përgjegjshme politike, por ne nuk e kemi.”

Vetëm vitin e kaluar, kishte pasur mosmarrëveshje mbi shpërndarjen e posteve ndërmjet palëve të ndryshme për gati gjashtë muaj pas zgjedhjeve të parakohshme. Vetëm nën presionin e SHBA dhe BE palët arritën në nëntor të vitit 2014, një qeveri koalicioni të dy partive më të mëdha parlamentare në vend, “Partia Demokratike e Kosovës” (PDK) dhe “Lidhja Demokratike e Kosovës” (LDK), kryetari i së cilës Isa Mustafa është kryeministër.

“Deri më tani, BE-ja nuk ka qenë veçanërisht e dobishme”

Dy parti, AAK (Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës) dhe Nisma (Nisma), liderët e së cilave më parë kishin poste kyçe, mbetën jashtë. Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj dhe kolegu i tij Fatmir Limaj nga Nisma sot janë, përveç partisë relativisht të besueshme opozitare “Vetëvendosje” përkrahës të protestave. Të dy këta janë konsideruar të korruptuar dhe janë, si dhe Ministri i Jashtëm në detyrë, Hashim Thaçi, të dyshuar për krime të rënda lufte.

Fakti që edhe gjashtëmbëdhjetë vjet pas luftës së Kosovës dhe shtatë vjet pas pavarësisë së Kosovës mbizotërojnë klanet e errëta politike, sipas vëzhguesve kosovarë bën bashkëfajtorë edhe pjesëtarët e bashkësisë ndërkombëtare. Publicisti Fatmir Sheholli kujton dështimin e misioneve ndërkombëtare në Kosovë si UNMIK dhe EULEX-it në ndërtimin e një shteti kushtetues. Kundër personelit të nivelit të lartë të misionit të BE-së, EULEX-it në lidhje me korrupsionin janë bërë akuza të rënda. Vitin e kaluar ishte suspenduar një zyrtare e lartë për korrupsion. “Raste të tilla misionet ndërkombëtare bëjnë që në sytë e qytetarëve të kenë dëmtuar rëndë kredibilitetin e tyre”, ka thënë Sheholli.

Gjithashtu beson edhe Naim Rashiti i “Research Group” kur thekson se bashkësia ndërkombëtare dhe sidomos BE-ja duhet të ndryshojnë politikën e tyre në Kosovë në thelb, duke sqaruar qëllimet e saj në vend ”“ demokratizimin, shtetin e së drejtës dhe integrimin evropian.

“Deri më tani, BE-ja nuk ka qenë shumë e dobishme,” tha Rashiti. “Ajo ka ndihmuar veçanërisht establishmentin aktual për të qëndruar në pushtet.

Perkthyer nga Syri.net

Share: