Ndonëse se serbët i kanë vrarë rreth 200 mijë myslimanë, 8 mijë për një ditë në Srebrenicë, djali i Alia Izetbegovicit, ka deklaruar se Bosnja nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës dhe se raportet me Serbinë po përmirësohen çdo ditë e më shumë. - “Nuk besoj se do ta njohim Kosovën pasi përballemi me rezistencë të fuqishme nga politikanët serb dhe anëtari i presidencës Mladen Ivaniq”, ka thënë Izetbegoviq te pakten sic, raporton agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”. Ai ka shtuar se kriza të caktuara janë tejkaluar dhe se marrëdhëniet me Serbinë janë në një stad më të mirë. Sipas Izetbegoviqit, Bosnja dhe Serbia do të investojnë në infrastrukturën regjionale duke ndërtuar aeroporte, ura, porte dhe autostrada dhe kjo do të përkthehet në hapjen e shumë vendeve të punës. “Thuajse 100 sektorë të tjerë të industrisë do të përfitojnë nga këto projekte”, ka shtuar Bakir Izetbegoviq raporton Gazeta “Lajm”
Artan Dika, aktivist dhe drejtues i Rilindjes Demokratike Kombëtare ne Maqedoni reagon menjehre dhe shkrua ne facebook: “Vetëm shqiptarët adhurojnë verbërisht të huajt, duke përfshirë edhe babain e këtij tipit, fjalët e të cilit duhet tu shërbejnë shqiptarëve për t’i hapur sytë e për të mos shkuar qorrazi. Tipi, sado që është musliman si shumica e shqiptarëve, sheh interesat e popullit të vet dhe vendit të vet. Mbase edhe shqiptarët do bënin më mirë dhe do ishin më mirë nëse në vend se të qajnë hallet e të gjithë muslimanëve nëpër botë dhe të marrin rolin e shpëtimtarit të tyre të shohin interesat e popullit të vet dhe vendit të vet … bash njashtu si ky tipi, babain e të cilit e vlerësojnë me të madhe si një ish-lider musliman.” me siguri do te kete dhe reagime te tjera ne Kosove dhe Shqiperi