Home I pakategorizuar Dosja Shoshori nuk ka lidhje me Sali Berishen…

Dosja Shoshori nuk ka lidhje me Sali Berishen…

Nga Kastriot Dervishi

Teksa po dëgjoja sot në Kuvendin e Shqipërisë (vend ideal ku me lehtësi thuhet gënjeshtra), një deputet, për kushedi të satën herë çështjen e të ndjerit Hysen Shoshori, mendova të shkruaj dicka mbi te verteten qe njoh.

Për Hysen Sheshorin në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Brendshme është dosja hetimore – gjyqësore nr.10.666. Përveç origjinalit të dosjes është edhe mikrofilmi (i pamanipulueshëm dhe i pandryshueshëm) i bërë në vitet ’70.

Emri i Sali Berishës nuk ka lidhje me këtë proces. Çdo gjë kundër tij nuk është gjë tjetër veçse sajesë ose shpifje. Kush ka interes për këtë dosje le ta konsultojë, nuk ka qenë dhe nuk është e klasifikuar.

Ndër të tjera, këtu implikohet nëna e një zyrtari të lartë të ekzekutivit të sotëm. Përveç kësaj është edhe një dosje tjetër operative në ngarkim të H.Shoshorit. Këtë e ka përgatitur një person që rezulton sot babai i një zyrtareje të lartë të ekzekutivit.

Share: