Sipas diplomatit dhe opinionistit Dritan Hila, prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë Adriatik Llalla, ka thëne qe nuk ka nevoje per reforme ne drejtësi, gjë e cila sigurisht qe nuk është politikisht korrekte. Kryeprokurori Adriatik Llala qe nuk mund ta fshehe se ka humbur pak durimin:Â “Duke përfshirë të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët si elementët më problematikë dhe kur të gjithë kishin të njëjtin status, pra të korruptuarit. Të gjithë kemi bindjen e plotë se ky është një argumentim jo i drejtë, jo i bazuar në prova apo në ligj” – deklaroi sot ai.
Vete Hila është plotësisht dakord me ketë konstatim te paramenduar prej tij thotë se mjafton te heqin Adriatikun dhe te vene një te hairit qe do te beje jo me shume se 5 leke pune, dhe drejtësia do te vendoset duke vazhduar: “Ne mos u vendoste, do ti ngrije gjakun horrave dhe hajduteve, do ti telendise, do ti beje me zemër. Pasi nuk ka ligj te keq por njerez te keqinj. Llalla njihet per barcaletat e korrikut kur thote qe ne shtator do behet nami, dhe sapo mbylli sezonin e trete. Njihet si njeri pa ngjyre qe as eshte degjuar per ndonje sherbim publik, dhe mos harrojme qe ka qene tek kontrolli pasurive, vendi ku krehen politikanet qe levizin me fuoristrada 100 mije euroshe. Pastaj u gdhi prokuror i pergjithshem, karrige qe ka 3 vjet qe e ngroh dhe nuk ka çelur asnje veze. Nese do te justifikoje kaq vite page, le te shkruaje nje manual me temen “si ecen perpara duke mos bere asgje”. Me siguri do jete bestseller. Ca si Llalla, bejne me shume dem se hajdutet e te korruptuarit, pasi ju japin zemer horrave.” shkruna Dritan Hila ne profilin e tij ne Facebook