Home KRYESORE Duhet qe SHBA te dalin nga aeroporti e te zbresin ne Prishtine…

Duhet qe SHBA te dalin nga aeroporti e te zbresin ne Prishtine…

Nga Arian Galdini

A ka ndonje problem nese une them se besoj plotesisht ne qellimbaresine dhe besnikerine e SHBA ndaj Shqiperise, Kosoves dhe kombit shqiptar, por ruaj te drejten e rezervave te mia serioze per aftesine, vizionin dhe kapacitetin e Administrates Kerry ne Departamentin e Shtetit?
Kerry kishte tranzit Kosoven dhe destinacion Beogradin. Kerry dje vizitoi Aeroportin e Prishtines e me pas u ndal ne Beograd.

SHBA jane Partneri me Strategjik me Prioritar e me i rendesishem per ne shqiptaret e une jam krejt i qarte e pa asnje dileme per kete. Por Kerry me le te dyshoj fort ne cilesine e tij te Administrimit te Departamentit te Shtetit.

Prova qe mi shtojne dyshimet gjejme ngado neper Glob ne keto momente.

E rendesishme eshte qe cenimi i sovranitetit te Kosoves nepermjet Zajednices dhe Demarkacionit dje rane. E per kete gje une shpreh mirenjohje te thelle per SHBA.

Qe te bjere edhe kultura e konfliktualitetit, arbitraritetit, korupsionit brenda politikes ne Kosoves, duhet qe SHBA te dalin nga aeroporti e te zbresin ne Prishtine.

Share: