Home KRYESORE Dule: Edi Rama po perkeqeson marredheniet me Greqine

Dule: Edi Rama po perkeqeson marredheniet me Greqine

Lideri i minoritetit grek në Shqipëri shprehet se Edi Rama po i përkeqëson marrëdhëniet me Greqinë ndërkohë që e drejton vendin nëpërmjet një ”˜rrethi të ngushtë njerëzish.’

Sipas Dules një shenjë e marrëdhënies së përkeqësuar midis dy vendeve është dhe marrëdhënia e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, PBDNJ, partia kryesore minoritare, me qeverinë shqiptare te Edi Rames.

Partia që drejtohet nga Vangjel Dule ka qenë aktive në skenën politike për dy dekada, për shumë vite pjesë e koalicionit opozitar të drejtuar nga socialistët i cili erdhi në pushtet në vitin 2013, por historia e partise se Vangjel Dules ka dhe modestim te madh votash.

Përveç se ishin aleatë politik, Dule dhe Rama ndanin dhe një miqësi personale me njëri tjetrin. Në tubimet elektorale në fushatën e vitit 2013 Rama e cilësonte Dulen si “mik, dhe njëri punëtor,” por që kur mori pushtetin, kjo marrëdhënie duket sikur është prishur.

Pas dy viteve në koalicionin qeverisës, Dule dha dorëheqjen si zëvendës kryetar i parlamentit dhe divorci midis partisë së tij dhe maxhorancës u bë zyrtar pak më pas.

Share: