Nga Luan Kurti
Ja mbërritëm ditës së lume! Do lindin edhe burrat. Deri tani kishim dëgjuar për gra që rrahin burrat, për burra që ju kërkojnë grave lek për urbanin, për burra që meqë ju pëlqente feminiteti kishin ndërruar gjininë, por që të lindnin edhe fëmijë! Që nga ky moment martesa na i mori të keqen! Nuk do ketë më dy hasëm në një dyshek, por vetëm dy homo. Gratë do mbeten varur dhe harruar si çadrat në ndonjë kthinë vjetërsirash. Ej, pa mendoni pak një fëmijë të sjellë në jetë nga këto çifte. Mundet që fëmija për mama të njohë Qifen dhe për baba Qinamin. Dy Q-të që “ashusen” dhe pjellin një Qoftëlarg! Mesa duket zgjidhja është dhënë edhe për femrat. Njërës do t’i transplantohet penis. Bie fjala i Qifes! Ky po është kooperim i pastër.Dhe një lajm i fundit: ambasadori Lu i ftuar në Konferencën Gjyqësore u dha togave të zeza sihariqin, “se mund të futen në burg për së shpejti”. Prandaj të marrin masat të legalizojnë pasuritë e vjedhura sa s’është vonë! Dhe mos harroni për pro-testë-n e 17 dhjetorit të PD-së. Mos të mungojë njeri, se kemi lënë gjysmën e bunkerit pa prishur…