Home KRYESORE Bypass-it të Qafës së Pazarit! E hapim konkursin me studion fituese…!

Bypass-it të Qafës së Pazarit! E hapim konkursin me studion fituese…!

Një lapsus i prezantueses së konkursit ne Gjirokaster, duket se ka nxjerrë në pah falsitetin e garës për projektin e Bypass të Gjirokastrës. Në nisje të konkursit, prezantuesja i la të gjithë me gojën hapur kur tha: E hapim konkursin me prezantimin e studios fituese!

Gafa ka shkaktuar gajasje në sallë, ku ishin të pranishëm përfaqësues të jurisë dhe ato të kompanive të tjera në konkurim. Arkitekti Besnik Aliaj e quajti një lapsus frojdian në një status të tij në Facebook. - “Dhe sikur mos mjaftoje kjo juria edhe pse u mundua te lante (me falni) “mutin me shurre” ishte aq e pacipe dhe arrogante sa te shpallte ne fund zyrtarisht dhe publikisht fitues Atelier 4 ??!!! … Tmerr! Turp! Skandal! Jam pa fjale!” shkruan Aliaj

Statusi i plotë i Besnik Aliajt në Facebook:

E PAPARE :

Dje ishim ne konkurs ne Gjirokaster: 3 studio finaliste, per bypass-in e Gjirokastres ne zonen historike …
Finaliste ishin studio: Atelier 4, Metropolis, dhe Son engineering. …
Hapet konkursi i qeverise dhe del nje vajze e “sinqerte” qe pasi hap konkursin, thote rregullat e lojes me seriozitet maksimal por ne fund ben nje “gafe” frojdiane e shkreta … duke thene ne publik me plot goje dhe me bindje:
rruga e gjirokastresE hapim konkursin me prezantimin e studios fituese Atelier 4 !!!!! :))))) :((((
Gajasje pa fund nga te gjithe te pranishmit! Por edhe trishtim e revolte per kete korrupsion pa turp dhe diten per diell! Fituesi u shpall pa filluar akoma konkursi …
Dhe sikur mos mjaftoje kjo juria edhe pse u mundua te lante (me falni) “mutin me shurre” ishte aq e pacipe dhe arrogante sa te shpallte ne fund zyrtarisht dhe publikisht fitues Atelier 4 ??!!! … Tmerr! Turp! Skandal! Jam pa fjale!
Te kuptohemi studio eshte ne pune te vete! Bravo i qofte qe ka kaq sukses!
Mbetet te shohim vendimin final te Ministres se MZHU dhe Drejtoreshes se AKPT/Atelier Albania … Dhe te kuptojme kete simpati te madhe e flagrante. Madje duhet te shohim: A do kene aq kurajo sa te nenshkuajne kete kontrate!
Te shohim … Po pres me kersheri … Te tjerat pasketaj vijne…!

Share: