Home KRYESORE E ka fajin ora, jo… dora?

E ka fajin ora, jo… dora?

Nga Luan Kurti

PD ka kërkuar mosbindje civile dhe arrestim në rrugë të qeveritarëve. Si funksionon kjo? E thjeshtë, unë mendoj se ti je i korruptuar, dhe të vë prangat. Tani, unë…, kur them unë, partia. Kur themi partia nënkuptojmë….Dhe vjen grupi i gatshëm të zbatojë vendimin. “Në emër të Partisë dhe popullit demokrat je i arrestuar!” Janari avazi, Janari! Gent Strazimiri ka thënë se ora e shtrenjtë në dorën e tij nuk është e tija! Domethënë ora, jo dora! Dora me orën është e një simpatizanti me shije rurale. Luksi rural ndryshon nga luksi urban. Ka ca tertipe që nuk është nevoja t’i themi këtu. Gjithsesi ADN-ja e orës, do hedh dritë mbi të vërtetën e dorës! Ka ca ditë që Dhjetoristët po hahen për dekoratat, kush e meriton e kush jo. Çfarë keni mor çuna se latë nam? Presidenti Nishani i ka raftet dëng me “Urdhra” dhe “Dekorata” ndaj vetpërmbahuni! Të gjithë do ta keni emrin në histori, s’ua ha kush hakun. Dhe tani i fusni ndonjë të ëmbël…

Share: