Home KRYESORE Ejani investoni në Shqipëri, ka skllevër shumë të lirë…!

Ejani investoni në Shqipëri, ka skllevër shumë të lirë…!

Nga Mentor Kikia

Besoj i keni dëgjuar ofertat(të paturpëshme dhe publike) që u janë bërë dhe vazhdojnë tu bëhen sipërmarrësve të huaj, nga ministrat e kryeministrat e Shqipërisë: Aseti më i madh që ofrohet është krahu i lirë i punës. Pra këtu ka punëtorë që mund ti paguani sa të doni juve, ti trajtoni si të doni juve pasi nuk ju pengon askush.

-Ejani në Shqipëri se ka gra që punojnë nëpër fabrika rrobash e këpucësh, nga 10 orë në ditë, me 250 Dollarë në muaj.
-Ejani investoni se mund ti merrni njerëzit në punë, dhe të mos i njihni dy ditë pushim në javë sic e ka ligji, por vetëm një.
-Ejani investoni në Shqipëri dhe mos i lini pushim punëtorët as në ditët e festave zyrtare, e sërish nuk ju thotë njeri gjë.
-Ejani investoni në Shqipëri pasi, pavarësisht kushteve të punës, nuk i detyroheni asgjë punëtorëve. Ata nuk kane nevoje as per kufje mbrojtese, as per syze mbrojtese, as per kapela mbrojtese.
-Ejani investoni në Shqipëri, pasi edhe nëse punetori vritet në punë, ju nuk paguani asnjë dëm.
-Ejani investoni në Shqipëri, pasi edhe nëse punëtorët sëmuren të gjithë nga tuberkulozi, apo preken nga kanceri si pasojë e cianurit në gjak, sërish nuk ju thotë njeri gjë.
-Ejani investoni, se nëse nuk dëshironi t’ua paguani sigurimet, mos ua paguani, nuk ju thotë njeri gjë.
-Ejani investoni në Shqipëri, pasi në këtë vend nuk ka sindikata, i ka shkatërruar qeveria vetë dhe askush nuk bën greva e protesta.
-Ejani investoni në Shqipëri, mjafton të paguani rryshfet tek ministri, pa punëtorëve bëjuani nënën si tju vijë për mbarë dhe nuk ju thotë njeri gjë.

Pse nuk vini pra, a ka vend tjetër që ofron kaq shumë lehtësi për investitorët e huaj?

Share: