Home KRYESORE EKONOMIA E SEKSIT – FREUD VS REICH

EKONOMIA E SEKSIT – FREUD VS REICH

Nga Blerta Haxhiaj

Shumica e njerëzve janë skeptik rreth shkrimeve të Wilhelm Reich në disiplina në të cilat ai ka qënë aktiv si në psikologji, sociologji  fiziologji dhe në biologji ”“ subjekti i seksualitetit ka disa prerje virtuale në kërkime të ndryshmë në rrafshe të ndryshme.

Ekonomia e Seksit shndërrohet në një disiplinë të pavarur dukë zotëruar metodat e veta të kërkimevë dhë trupin ë vet epistëmiologjik e cila është një shkencë-natyrore empirikisht e themeluar mbi teorinë e seksualitetit. Ekonomia e Seksit rritet në ”˜mitrën’ e psikoanalizës së Freud në vitet 1919 ”“ 1923, e tërë kjo funksionon si një kompas në një familje të panjohur, një element i rëndësishëm është ”˜potenca orgastike’ e zbuluar në vitin 1935 dhe rrezatimi orgonë ( 1939 ), ekzistojnë faktet bazike ku janë disa tundime për të fshehur këto arritje për hir të shkëlqesisë intelektuale, paqes mendore apo pranueshmërise nga të tjerët “

Tundimi për të mohuar etiologjinë seksuale të shumë sëmundjeve është shumë falenderuës në rastin e ekonomise së seksit së sa ishtë në psikoanaliz딝 ( Reich Wlhelm “Function of The Orgasm” Sex-Economic Problems of Biological Energy) Ky koncep është për të treguar dhe është përdorur në rrafshe të reja shkencore për kërkime në fushën e energjisë biofizike.

Termi ”˜seksual’ tashme shndërrohet në një term ofensiv, sepse është e rëndësishme të zbulohet kuptimi i rëndësise se jetës njëeëzore.”Dëmi që sjell ekzistenca jotë është se shkatërron butësinë, delikatesën e femijëve të shëndetshëm të kultivuar nga prinderit e tyre të shëndetshëm, se e quan dhashurinë e pastër të fëmijës së shëndetshëm simptomë patologjikë. Qëndron në atë se je si vozë, mendon si vozë, ecen si vozë, jep mësim si vozë, në atë që nuk strukesh e qetë në një qoshe të jetës (të vogël), por përpiqesh të diktosh në këtë jetë trupin tënd prej voze, gënjeshtrën dhe urrejtjen tënde të thellë për fëmijët, pas buzëqëshjes tënde të rrem딝 ( Reich Wilhelm “Degjo Njeruc “ fq -75)

Deri më tani ky domen ka marre shumë kohe deri sa ka arritur të fitohe seriozitetin e duhur që të jetë i lirë nga shtrengimet sociale, një nga çëshjet është se cila është murtaja fizike që shërben për ngritjen e sistemeve diktatoriale (?) ”“ ekonomia e seksit është një disipilinë e shkencave natyrore dhe jo thjesht një subjekt i seksualitetit; “orgazmoterapi” si koncept më vetë më shumë asocion në rrafshin mjekësor; mirëpo ekzistojnë grupe të ndryshme që kundërshtojnë këto metodika dhe lloje të këtyre terapive ku në bazë të kësaj identiteti i proçesit seksual dhe proçesit jetësor do të bëhej i errët.

Teoria e ekonomisë se seksit progreson në disa etapa; shëndeti psikik mvaret nga potencialiteti orgon nën domenin ku dorëzohemi eksperiencës së aktit seksual.

Është gjetur së mbi qëndrimin e karakteristikave të aftësisë se njeriut për të dashuruar është shëndeti, sëmundjet psikike janë si rezultat i shqetësimeve natyrore për të dashuruar, në rastet e impotencës orgone nga e cila shumica e njerëzve, buron një energji e madhe negative dhe shndërrohet në burimin e veprimeve irracionale. Mbështetja themelorë për të shëruar shqëtësimet psikike është ristabilizimi i aftësise për të dashuruar e cila mvaret nga kushtet sociale dhe kondicionet shpirterore.

Sëmundjet psikike janë si pasojë e kaosit seksual në shoqëri, për shumë kohe ky kaos ka shërbyer si një kushtezim për subjektivizimin dhe internalizimin e ekzistences dhe mekanizmave të jetës. “Energjitë e jetës rregullojnë vetëvetën natyrshëm, pa ndonjë detyrim kompulsiv ose moral kompulsiv ”“ që të dyja janë shenja të impulseve antisociale ekzistuese. Veprimet antisociale janë shprehitë e udhërrefimeve sekondare. Këto udhërrefime janë të prodhuara nga natyra e jetës së represionuar dhe janë variacione të seksualiteti natyror”.

Shtruktura e karakterit të njeriut modern është e vulosur nga karakteristikat mbytëse kundër natyrës së tij dhe mizeries sociale që e rrethon atë, që ka origjinën në ekomoninë e seksit ”“ që kur emergjenca patriarkale dhe kënaqësia e punës është e zevendësuar nga një obligim kompulsiv.

Masa e madhe e njerezve është transformuar në një strukture ë shënjuar nga frika e jetës. Kjo strukturë nuk është thjeshtë një formë e bazes psikike e diktaturave mirëpo lidh këto diktatura ta justifikojnë vetëvetën, një tejjetësim i jetës. Strukturimi i masave që të nënshtrohen verbërisht autoritetit nuk vjen si pasoje e dashurise prindërore mirëpo kjo ka zanafille në familien autoritative, represioni i seksualitetit të femijeve dhe adoleshentave është kuptimi kryesor i prodhimit të kesaj dëshirë.

Vdekja e shumë njerëzve në luftë është si një rezultat i negativitetit social i jetës. Autoriteti konstituon bazen psikologjike të masave të njerëzve të gjithë kombeve për pranimin dhe qëndrueshmërinë e diktaturave ”“ elementi bazë është mistifikimi i proçesit jetësor. “Natyra dhe kultura, instikti dhe moraliteti, seksualiteti dhe angazhimi janë te papërputhshme në ndasinë e struktures njerezore. Uniteti dhe shkrirja e kulturës dhe natyrës, punës dhe dashurisë, moralitetit dhe seksualitetit, do të mbesë një ëndërr aq gjatë sa dhe vetë njeriu vazhdon të dënojë çështjen biologjike natyrore për gratifikimin seksual” (Reich Wilhelm “Function of The Orgasm” Sex-Economic Problems of Biological Energy )

FB_IMG_1450679794016W.R përpunon dhe zhvillon teknika të ndryshme eksperimentale që sjellin zbulimi e një natyre bioelektike të seksualiteti dhe ankthit, tek te cilat këto funksione janë funksione të organizmit të jetës duke operuar në drejtime të ndryshme ”“ shtrirja e kënaqësisë dhe tkurrja e ankthit. “Formula e orgazmes e cila drejton kërkimet e ekonomisë së seksit është : tension mekanik ”“ ngarkim bioelektrik ”“ shkarkim bioelektrik ”“ relaksim mekanik; “.

Proçesi i ekonomisë së seksit operon eksluzivisht nga nje prespektivë e kushteve europiane e cila drejtohet në katastrofe, supremacitë e shume diktaturave janë të paragonuara me sëmundjet psikike të masave Europiane të cilat nuk ishin të aftë të elaboronin asnjë formë të demokracisë, ekonomikisht, nga ana sociale apo psikologjike. Wilhem Reich referon se ekonomia e seksit nuk ka të bëje më parti politikë apo organizate të tille apo ideologji, thjesht koncepti të ngatërron.

Funksioni i orgazmes vëçanërisht është në kontekstin professional ”“ shkencor dhe kulturor ”“ politik. Pushteti social i ushtruar nga njerëzit, përmes “njerëzit për njerëzit” vjen nga një ndjënjë natyrore për jetën dhe respekti për përformancës e punës, ky pushtet presupozon që masa punëtore duhet të bëhët psiqikisht të varura dhe të afta të përmbushin përgjegjesitë ekzistenciale dhe racionale të jetës së tyrë.

Të nënshtrosh një mase neurotike dhe irracionale është të implementosh nje higjene mendore, ku së pari duhet sterilizuar nga fillimi për të përmbushur me atë që kërkon programi dhe programuesët. Një demokraci fillestarë nuk mund të përballojë një masë të tillë neurotike. “Bota është 100 mijëra vitë e vjetër dhe do të ekzistojë për shumë shekuj që do të vijnë. Jeta është në lëvizjë konstante dhe kurrë nuk kthehet prapa. Jeta rritët gjithnjë e më shumë komplekse dhe koha e saj po shpejtohet, nje pioner i ndershëm më punën timë në fushën e shkencës dhe do të vazhdojë. Nga të gjitha anët jeta është e rrethuar më vështërsi. Dhe kjo na vë ne nën obligim.” Një nga shpikjet e W.R është kutia orgonë e cila termi i saj vjen nga ”˜orgazm’ dhe ”˜organizem’ ”“ për një energji kozmikë të cilën ai thotë që e ka zbuluar që të tjerët i referohen “Zot” ”“ apo energjia orgone …një nga thyerjet ne tabutë e psikoanalizës ishte gjatë seancave të degjimin duke masazhuar pacientin distrofik që të çlirojë muskujt dhe duke u ulur përballë pacientit (jo anash).Pacienti është shtrirë në poltron, psikoanalisti qëndron pas tij. Nëse është e mundshme, pacienti nuk duhej të kthentë kokën prapa. Duke shikuar prapa pacienti e shikonte psikoanalistin si nje rezistencë.

FB_IMG_1450679654439Pacienti nuk ishte i afte për asosacione të lira, ngurtësohej, nuk ishte e supozuar të shtypte çdo gje që i vintë në mendje. Ishtë e supozuar të tregonte çdo gjë mirëpo asgje ndodhi. “E di Njeruc se si do ta ndjente veten një shqiponjë nëse do të ngrohte vezë pule? Në fillim ajo do të kujtojë se ngroh vezë shqiponje e do t’i ushqeje që të rritën. Ato që dalin nga ngrohja nuk janë gjë tjetër veçse zogj pulë. E dëshpëruar shqiponja vazhdon të besojë se zogjtë e pulës një ditë do të bëhen shqiponja. Por jo, ne fund bëhen vetëm pula që kakarisin. Kur shqiponja e kupton, lufton ashpër që të mposhtë tundimin për të shfarosur të gjithë zogjtë dhe pulat llafazane. Ajo që e mban është një shpresë e vogel, shpresa se ndoshta një ditë midis pulave të shumta lafazanë e budallaqe të dalë një zog shqiponjë që do të rritet si ajo, që duke fluturuar lart do të shkojë shumë herë më larg për të kërkuar botë të reja, mendime të reja dhe mënyra të reja jetese.” (Reich Wlhelm “Degjo Njeruc “ fq -76)

Kjo është kritika me metaforike kundër psikoanalizës, duke mundësuar të ngrihen metoda dhe mundësi të reja ne domenin e njeriut.

Share: