Në Greqi shtypi thote se Parlamenti do të shqyrtojë një projektligj të ri për shërbimet shëndetësore nga i cili pritet të përfitojnë edhe emigrantët shqiptarë.
Projektligji parashikon shërbime në ilaçe dhe infermieri për qytetarët e pasiguruar duke shtuar edhe më shumë kategori që përfitojnë nga shërbimet sociale ku sigurisht bejne pjese shume shqiptare.
Federata e Shoqatave Shqiptare në Greqi vlerësoi projektligjin dhe reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Agjencisë Kombëtare të Sigurimeve në përgjigje të kërkesave që shoqatat e emigrantëve u kanë paraqitur herë pas here autoriteteve.Â
Projektligji sjell trajtim shëndetësor falas në Sistemin Kombëtar të Shëndetësisë për disa kategori si: të mitur deri në moshën 18 vjeç, gra shtatzëna dhe persona me aftësi të kufizuara. Edhe azil-kërkuesit janë përfitues të shërbimeve, jo vetëm kur kanë leje qëndrimi, por edhe kur janë në praktikat e legalizimit.
Emigrantët shqiptarë në Greqi vazhdojnë të përballen me mjaft sfida pas pasojave që kriza ekonomike dhe financiare greke solli, sidomos në humbjen e vendeve të punës.
Muajt e fundit emigracioni i paligjshëm shqiptar drejt Greqisë vazhdon të jetë i lartë krahasuar me periudhat e tjera. Të dhënat e policisë greke për muajin nëntor flasin se Shqipëria është në krye te listës së vendeve me numrin më të madh të riatdhesimit të emigrantëve.