Nga Edmond R Hoxha
Duke ju referuar tekstit te njoftimit te bere nga ATELiER Albania per konkursin e ristrukturimit te godines se FGJM ku shkruhet “….Shqipëria, si një vend kandidat për anëtarësimin në BE, është duke bërë përpjekje të mëdha në rrugën e saj drejt integrimit evropian. Ky është një moment i rëndësishëm për sistemin gjyqësor që është duke u përballur një sërë sfidash, jo vetëm në aspektin e integrimit, por në radhë të parë dhe mbi të gjitha për shkak të kërkesave të mëdha për të përmirësuar shërbimet e veta publike, për të mbrojtur interesat e qytetarëve, për të konsoliduar demokracinë e brishtë dhe përforcuar fuqinë e ligjit në Shqipëri” do te thoja se:
Asnjehere Bashkimi Europian nuk do ta kuptonte realizimin e reformes ne drejtesi ne Shqiperi thjesht me godinen e Gjykates se larte, e aq me teper me largimin ne menyre te padrejte te Fakultetit te gjeologjise dhe Minierave nga godina e tij! Zgjidhja nuk eshte krijimi i problemeve dhe shqetesimeve te panevojshme per studentet dhe pedagoget e FGJM por investimi ne permiresimin e kushteve te tyre. Fakulteti i gjeologjise dhe minierave ne pozicionin qe ndodhet, pervec historise qe mban, dhe rolit te madh qe ka dhene ne zhvillimin e ekonmise shqiptare, eshte pjese e qytetit studenti, kujtoj qe ne kete zone eshte fakulteti ekonomik, gjuhet e huaja, histori gjeografi, etj, pra eshte pjese e ketij kampusi.
Nga ana tjeter mendojs se vendosja e gjykates se Larte ne mjediset e FGJM perseri do jete nje zgjidhje gjysmake, afat shkurter, e cila thjesht do te justifikoje marrjen e fondeve nga BE per Gjykaten e Larte, por qe nuk do ti sherbeje qellimit afat gjate. Pra ne fakt do demtohen dy gjera, edhe Universiteti do te humbase jo thjesht nje Godine, por nje histori dhe investim dhjetra vjecar, nderkohe qe edhe vete Gjykata nuk do te jete e plotesuar me ambjente te standarteve Europiane, por thjesht te improvizuara. Pa folur ketu per aksesin jo te pershtatshem qe kjo godine do te kete per publikun e gjere si godine e Gjykates se Larte.
Per mendimin tim zgjidhja eshte Pallati i Drejtesise. Me mire te vonohemi pak dhe te bejme nje gje te menduar mire dhe afat gjate se sa te modifikojme dhe nga ana tjeter te krijojme shqetesime, tensione dhe demtime te panevojshme per Universitetin.
Nje gje eshte e sigurt ne menyre absolute. Me shume kontribut per Shqiperine ka dhene Fakulteti i Gjeologjise dhe Minierave sesa Sistemi i drejtesise…..! Dhe qofte edhe vetem per kete arsye ky fakultet nuk e meriton te trajtohet ne kete menyre.