Home KRYESORE Fatos Lubonjës i jepet çmimi “Princ Klaus” për zërin e tij kritik.

Fatos Lubonjës i jepet çmimi “Princ Klaus” për zërin e tij kritik.

Nga Flutura Acka, Amsterdam 2 dhjetor 2015, Pallati Mbreteror

Fatos Lubonjes i jepet cmimi “Pric Klaus” per zerin e tij kritik, qe shpesh e trondit vendin ne reflektime te nevojshme

“Irani, Senegali, Kazakistani, Siria, Kina, Argjentina, Kameruni, Nigeria, Zimbave dhe Iraku: duket si një pazëll i çuditshëm po ta mendosh se mes këtyre vendeve është edhe Shqipëria. Kjo do të duhej të na dëshpëronte shumë, dhe çdo shqiptar do të ndihjej patjetër i humbur ta shohë Shqipërinë e tij të renditur në mes këtyre vendeve, që më së shumti janë pjesë e lajmeve nga vende diktaturash dhe mungese të lirisë.

Por është një mrekulli që fondacione të tilla prestigjioze, të njohura për mbështetjen e artistëve që nuk shkojnë mirë me ujërat ku notojnë, ka zgjedhur mes të tjerëve edhe Fatos Lubonjën dhe nuk është e rastit. Ky është çmimi i parë që i jepet Shqipërisë gjatë gjithë historisë së çmimeve, edhe pse Shqipëria ka 25 vite që përpiqet të dëshmojë se po ndërton demokraci.

Pikërish në kohën kur Shqipëria më shumë se kurrë duhej të ishte jashtë hartës së vendeve problematike për fjalën dhe shtypin e lirë. Përse pra Shqipëria? Shqipëria në zemër të Europës befas merr një çmim të tillë. A është pra Shqipëria një demokraci perëndimore? Mund të jetë tronditëse për çdo shqiptar që beson një Shqipëri të mire, por s’është faji i Lubonjës pse në këtë listë çmimi është edhe Lubonja.

Fatos Lubonja ka kritikuar në mënyrë të vazhdueshme dhe me shkallë të lartë analize gjithçka nuk shkon mirë në vendin tonë, dhe është faktkeqësi që atë nuk mund ta lexojnë edhe aq lirisht nga media dhe lexuesi i huaj, siç ndodh me zërat e botës që kemi mundësi t’i dëgjojmë dhe t’i lexojmë e dhe ne. Me një blog të thjeshtë, me revistën cilësore “Përpjekja”, me shkrimet e tij të vazdhueshme, me praninë e tij në debatet publike, ai ka mundur t’i japë zë fjalës së lirë, artit dhe kulturës shqiptare në botë.

Sigurisht, fjala e thuktë, e vërtetë dhe pa ekuivoke e Fatos Lubonjës, është ambasadorja më e mirë e jona, shumë më e mirë se propaganda mediatike me ngjyra e laryshi me të cilat i prezantohet e rrenët Shqipëria botës. Fatos Lubonja na e ka bërë me dije shpesh me analizat e tij të holla se deri ku ka hyrë metastaza e kancerit të korrupsionit shqiptar, deri ku ka shkuar ethja për të rrënuar mjedisin dhe shpërdoruar vendin, deri ku janë dhunuar hapësira publike dhe e drejta për të jetuar si njerëz në një atdhe që nuk po e ndërtojmë për njerëz, a thua se ata që do të vijnë pas nesh nuk janë fëmijët tanë.

Fatos Lubonja na ka treguar qartë e hidhët se poltika shqiptare vazhdon të jetë një gangrenë e pandreqshme, e pashërueshme dhe e pandëshkuar për fajet e saj të njëzet e pesë viteve të fundit.”

Share: