Home KRYESORE Fillon sulmi ndaj kryeprokurorit?!

Fillon sulmi ndaj kryeprokurorit?!

Kryeprokurori Adriatik Llalla është ndër funksionarët më të zëshëm kundër reformës në drejtësi sic eshte ofruar ajo! Komisioni i Venecias ka sugjeruar që mandati i tij të mos ndërpritet, megjithatë duket se Llalla është vënë në shënjestër të mediave pranë qeverisë. Në një editorial në gazetën e tij, Mero Baze lëshon akuza të rënda ndaj Llallës. “Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, do mbahet mend si kryeprokurori që fjeti më gjatë se kushdo mbi çështjet më të nxehta të drejtësisë në vend, dhe që u zgjua për të qenë aktiv, vetëm kur pa se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian po investoheshin seriozisht për reformën në drejtësi dhe përballjen e politikanëve dhe krimit me ligjin në këtë vend, përmes reformës në drejtësi” – shkruan Baze. Artikullin e plote mund ta lexoni ne gazeten “Tema”.

Share: