Nga Ylli Dylgjeri
Hëm… Luli, Luli.
Jepi gaz, Jepi gazzz,
Këmbën e mban drasë!
etj, e tjerë.
…kjo është pak a shumë edhe kënga që këndohet rëndom nga Rozana Radi në pube e koncerte rinore. Kjo këngë, fjalët e saj, dhe ritmi, po ndihen në fjalimet e
Lul Bashës në këtë fund viti, pas pakënaqësive që vinë nga brënda, dhe jashtë partisë për drejtimin e opozitës. Me nervin e damarëve që s’duken kërkund, në fytyrën bukurushe të zotit Basha, ai po
kërkon këtë herë të mbledhë pakënaqësinë popullore në 8 Dhjetor, në Tiranë.
Zoti Basha,
Fjalimet T’uaja vërtetë kanë sot nervin dhe pakënaqësinë e shtresave të lodhura nga ekonomia dhe qeverisja, por nuk e tregon dot këtë lodhje fytyra juaj e çlodhur.
Sado gaz që po mundohet ti jepni, duhet shumë punë për të fituar besimin popullor. Këto thirrje herë- herë, më kujtojnë ndarjen e punës që një dembel i propozoi shokut tij puntor kur i kërkuan të çanin drutë e dimrit: unë po bëj hëëë, e ti bjeri me sopatë- ndau punën dembeli. Kështu duket edhe “ndarja e punës” T’uaj me doktor Berishën.
Në Kuvend, në shtyp, ne FB, Doktori po punon sërisht si ato traktoristat që punoni në vitin 78′ për vitin 2028!
Duhet punë Lul!
Jepi gaz! Por jo gaz lotsjellës si në Kosovë.Aman, se boll kemi qarë.
Gzuar 8 Dhjetorin!