Nga Tim Shkupi Llamallari
Flini rehat se kryetari i PDSH-se, Menduh Thaci, ka shkuar ne Bruksel! Me te paska shkuar edhe televizioni MRT. Kjo MRT televizion i kujt eshte?
Kesaj vizite te Menduh Thacit dhe takimit te tij me komisarin Han ne Bruksel, askush nuk i kushton rendesi ne Maqedoni!?
Nga Brukseli marrim vesh se parti opozitare eshte vetem PDSH-ja? Ju partite e vogla, mos e keqkuptoni deklaraten e tij. Pasi ky thote se eshte opozitar parlamentar i koalicionit VMRO-BDI-LSDM? Jo opozitar i juve. As mos u beni nervoz, por para se ta thoni nje fjale, pertypnie nja dy-tri here!!!
Kerkesa: Te kemi zgjedhje te Lira dhe Demokratike. Kurse Marreveshja e Ohrit ka vdekur!?
Te kerkesa e pare e Menduh Thacit, zgjedhje te Lira dhe Demokratike, me se shumti duhet te kene leverdi partite e vogla RDK-LR-PDSH, UNITETI, BESA, por edhe ky fare Keshilli Mbipartiak, qe deri dje kane qene pararoja e klanit te Zajasit.
Pse them se kane leverdi: Sepse duan te garojne ne Zgjedhje. Me vete faktin qe do te garojne si PDSH-ja, nuk ka dyshim se do te pranojne te legjitimojne sistemin unitar dhe te legalizojne uzurpimet e LSDM-se dhe VMRO-se per 25 vjete e fundit. E vetmja alternative e partive te vogla eshte se duhet te bisedojne me kryetarin e PDSH-se. Ne mos per tjeter, atehere vetem ne nje pike per zgjedhje te Lira dhe Demokratike. Ne te kunderten, kujt mund t’i besojne partite e vogla opozitare se zgjedhjet do te jene te Lira dhe Demokratike: Gruevskit, Zaevit apo Ahmetit?
Logjikoni pake, jo shume!!!!
Nese Marreveshja e Ohrit ka vdekur per shkak te pales maqedonase LSDM dhe VMRO, ne kete vdekje kane vdekur edhe argatet e saj, por me theks te vecant klani i Zajasit i perfaqesuar nga Musa Xhaferi.
Me mospermbushjen e afateve te Marreveshjes se Perzhinos, kush mundet te thote se nuk i ka shenjat e semundjes qe edhe kjo marreveshje te shpallet e vdekur nje dite.
Ka nje vetedije tek shqiptaret se e keqja e klanit te Zajasit nuk largohet keshtu sic ja kane mesyer partite e vogla, pa nje bashkepunim edhe me PDSH-ne. Askush nuk eshte engjull, as PDSH-ja, as partite e vogla, por alternativa te tjera nuk keni, pervecse bashkepunimit.
P.S.
Shqiptaret dhe DSHM-ja nuk jane parti politike. Por kane qendrim te prere: Jo zgjedhjeve te unitarizmit ne Maqedoni! Partite e vogla, se paku mund te bashkohen ne nje pike: Te behen bashke per te refuzuar zgjedhjet dhe te punojne per federalizimin e Maqedonise. E jo te thuan se do te fitojne zgjedhjet, kur e dijme se nuk kontrollojne asgje nga sistemi unitarist!