Home KRYESORE Fullani është ende guvernator..dhe Sejko e pranon..??!!

Fullani është ende guvernator..dhe Sejko e pranon..??!!

Nga Basir Collaku

Nje send, objekt, shume apo vlere financiare quhet e vjedhur, derisa te gjendet hajduti. E keshtu prokuroria pretendoi se shkak pergjegjes ne kete vjedhje ne Banken e Shqiperise, jane disa zyrtare. Ne kete grup ishte edhe ish-Guvernatori Ardian Fullani. Partite politike u vune ne gare kush te heshte me shume. U gjend nje drejtor i cili pranoi se ka vjedhur dhe shpetuan te gjithe palet. Ndersa Fullani mori pafajesi edhe ne Gjykaten e Apelit duke deshmuar publikisht se i kane rene ne qafe me kot.

Nuk ishte vendim surprize aspak. Une e besoja se do te mberrihej ne kete vendim, qe kur pashe ish-guvernatorin ende te pandehur ne mbremjen gala te bamiresise se organizuar nga kryetari i shtetit z. Bujar Nishani. Shpresa se ketu ka vend denimi per hajdutet e pretenduar ishte vetem nje flluske. E nder te tjera kur gjendet hajduti sekuestrohen pasurite shiten dhe zevendesohet shuma e munguar. Por perse te prishim miqesite!

Guvernstori i ri z. Sejko i ka rene shkurt duke ia ngarkuar koston e vjedhjes se mbi 7 milione dollareve, qytetareve. Madje dhe dokumentet e pretenduar si rekomandim te FMN per tu sjelle kesisoji, BSH nuk eshte se merr mundin ti beje publike. Eh kusuret e parase mbulojne shume zullume dhe mekate. Fundja ata te zite taksapagues, mbajne plot.

Shpjegimin cilesor profesional po e huazoj nga nje lajm i Top Channel ku thuhet se “Konrolli i Lartë i Shtetit i ka kerkuar Bankës se Shqipërisë të anulojë vendimin që ia ngarkon koston e vjedhjes së 713 milionë lekëve qytetarëve shqiptarë.Pas vjedhjes, Banka e Shqipërisë e ka kontabilizuar të gjithë shumën si humbje në bilancin e këtij viti. Ky veprim e hedh automatikisht koston e vjedhjes tek qytetarët duke ulur me 713 milionë lekë fitimin që Banka derdh në buxhetin e shtetit.

Por në raportin e fundit të auditimit, KLSH thotë se kjo është e parregullt dhe përbën një shkelje të pastër të displinës financiare. Sipas saj përmes klasifikimit si humbje në bilanc, Banka e Shqipërisë praktikisht i ka vënë kapak çështjes së vjedhjes duke mbyllur ligjërisht edhe çdo përpjkeje për rekuperimin e shumës së plotë apo të pjeshme të parave që u vodhën.

KLSH thotë se zhdëmtimi i vjedhjes duhet ti ngarkohet personave të dënuar dhe Banka e Shqipërisë ka detyrimin të ndërmarrë të gjitha masat ligjore për rekuperimin e këtij dëmi. Sipas KLSH vetëm pasi të jenë ndërmarrë të gjitha këto hapa, humbja mund të klasifikohet si vjedhje. Por edhe për këtë duhet të ketë më parë një vendim gjykate.

Sipas Top Channel ka pasur debat ku Banka e Shqipërisë pretendon se klasifikimi i shumës së vjedhur si humbje është sugjeruar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Por KLSH ka kërkuar dokumentat zyrtare mbi sugjerimet e fondit, të cilat Banka nuk ka mundur t’i vërë në dispozcion…”

Ajo çka i mungoi kesaj telenovele te shemtuar me guvernatore te rinj e te vjeter ishin konferencat e shtypit te partive kryesore per te pershendetur pafajesine e Fullanit dhe dakortesine e marifetit te Sejkos. Ndoshta darkave ku mblidhen e kane pershendoshur njeri-tjetrin e kane bere kete gje…

Rendesi ka qe berberët dhe leshi i te qethurve pa kase fiskale, mos te na humbase, pa Banka guvernatore, e ish-guvernatore kemi plot. Si i pafajshem ai meriton demshperblim per burgim te padrejte dhe ndoshta rikthim ne detyre… vetem berberët mos i falni.. ata masakrojini, ata na masakrojne ekonomine se lene te pastrohet…

Share: