Home KRYESORE Hapesira ajrore e Kosoves dhe Shqiperise kontrollohet nga radaret serbe!

Hapesira ajrore e Kosoves dhe Shqiperise kontrollohet nga radaret serbe!

Gazeta Fakti thote se Serbia ka riaktivizuar qendrën e radarëve ajror në vendin e quajtur Maja e Panqiqit, që ndodhet  në komunën e Leposaviqit në veri të Kosovës, nga ku kontrollon gjithë hapësirën ajrore të Serbisë, Kosovës dhe Shqipërisë.

Qendra e radarëve serbë shtrihet në fund të territorit të Kosovës në pjesën veriore në një lartësi prej 2 mijë e 17 metra mbi nivelin e detit. Eksperti i sigurisë Florian Qehaja ka thënë për “Top Channel” se riaktivizimi nga ana e Serbisë i radarëve që ndodhen në territorin e Kosovës, përbënë shkelje të sovranitetit, për të cilën gjë ai  fajëson forcat e NATO-s në Kosovë, që janë përgjegjës për vijën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kjo përbënë shkelje të sovranitetit tonë. Konsideroj që Serbia është duke e shfrytëzuar vakumin që ekziston në drejtim të mos bashkëpunimit me Kosovën dhe është duke i shfrytëzuar të gjitha resurset që i ka në drejtim të vëzhgimeve dhe në drejtim të interceptimeve për qytetarët e Kosovës. KFOR-i qartazi së voni, nga një pozicion neutral po shihet që ka lëvizur më shumë në një pozicion të përmirësimit sa më të madh të marrëdhënieve me Serbinë dhe ky është një vendim politik”, thotë Florian Qehaja, ekspert i Sigurisë.

Qehaja ka kërkuar nga qeveria e Kosovës që të bëjë trysni mbi bashkësinë ndërkombëtare që çështjen e demarkimit të kufirit me Kosovën, Serbia ta ketë si kusht në kuadër të kapitullit 35 për anëtarësim në Bashkim Evropian.

Profesori i gjeografisë, Florim Isufi ka shpjeguar për “Top Channel” se si në bazën e të dhënave të gjeoportalit të Kosovës, që është hartë zyrtare digjitale e shtetit, radarët tek Maja e Panqiqit shihen që janë brenda territorit kosovar, por ai tregon edhe se si Serbia ka ndërhyrë në gjeoportalin e sajë dhe e ka devijuar kufirin pikërisht në atë pjesë ku ndodhet navigacioni.

Nje gje e tille tngellin abdurde ne keto dite dhe fuhet te reagoje Tirana dhe Prishtina zyrtare, por edhe shqiptaret e Maqedonise. Per fat te keq se fundi flitet shume per avionet ushtarake, armet dhe luften…

Share: