Nga Miranda Haxhia
Artur Meçe nga Mbrostari i Fierit ishte dënuar me 5 vite heqje lirie për armëmbajtje pa leje. Gjendja e tij ishte përkeqësuar e po kurohej për shkak të një kanceri në pavijonin e Kardiologjisë në QSUT. Â Rasti i tij u bë publik pak muaj më parë kur familjarët kërkuan nga autoritetet që ai të falej për shkak të gjendjes së rëndë. I kishte mbetur pak kohë jetë e donte ta kalonte me të afërmit. Edhe banorët e Mbrostarit në Fier organizuan një protestë, por kërkesa e tyre nuk u pranua. Thirrjes së familjarëve iu bashkuan edhe bashkëvuajtësit e 22-vjeçarit në burg, që për disa ditë refuzuan ushqimin. Â I dënuari, i diagnostikuar me kancer, ndërroi jetë në spitalin “Nënë Tereza”.
***
Duke e lexuar këtë rast tragjik më erdhi në mendje fundi i Drita Çomos, vajzës së Liri Belishovës, e internuar në Cërrik. E që, natën e fundit të jetës, rojet nuk e lejuan t’i rrinte pranë së bijës tek po jepte shpirt. As lutjet e nënës nuk pinë ujë te policët që e shoqëronin në atë takim, nga më të tmerrshmit që një nënë provon.
Dhe pastaj, m’u kujtua ai deputeti që kërciti armët në mes të sheshit në Lezhë e që u la në gjendje të lirë nga gjykata. Dhe një tjetër gjykatës që u lirua pa u dënuar. Dhe një politikan… dhe një deputet… dhe një kriminel i rangut të lartë… nga ata me kollare…
Oh, sa shumë raste më kujtohen! Nazimja, ajo çupa e vogël që u dhunua deri në pafund, u bë çeshtje edhe e njerëzve të letrave e gazetarëve për t’i ulur dënimin. Por jo, diçka ngec në këto histori.
Këto gjëra ndodhin vetëm në këtë vend që nuk ka as kartë identiteti, as fytyrë dhe as një lloj pasaporte për t’u prezantuar si një vend me kurajë dhe me mendim.
Ai djali i mjerë nga Fieri që vuante nga kanceri, mund të lihej në gjendje të lirë, të jepte shpirt në shtratin e shtrëpisë ku qe rritur; se, duke ia mohuar këtë gjë, nuk se u shpëtuan ato milionat e eurove të vjedhura të CEZ-it me Co. Nuk se vendi u pastrua nga armët dhe vrasësit. Por me gjeste të këtilla, shteti mëson se si vritet njeriu pasi e ka vrarë perëndia.
Kur sheh njerëz kokëfortë që hiqen sikur zbatojnë ligjin edhe kur ai zvogëlohet para fuqisë njerëzore, mendësia e shtetit që terrorizon ”˜peshqit e vegjël’ për t’i ruajtur si ushqim për ”˜Peshkaqenët’ e mëdhenj është e neveritshme. Dhe pyet: këta policë, këta drejtues që janë tani kanë qenë edhe në rastin e Drita Çomos në atë mot të largët, gjysmëshekulli më parë…
Artur Meçe iku nga kjo jetë me pranga lidhur te këmba e një hekur spitali. I qoftë dheu aq i lehtë, sa të mos e ndiejë që është ende në burg. Mjerë nëna e tij… mjerë motra! Te shkretet ne!