Nga Zef Bushati
Ishte viti 1997 mbas ngjarjeve tragjike qe tronditen jo vetem Shqiperine por boten mbare. Nje revolucion komunist mori pushtetin me dhune e gjak,nje kasaphane dhe nje katravure qe kurre nuk u zbardh.
Partite e djathta ku bente pjese dhe Partia Demokristiane dolen ne opozite dhe filluan te organizonin mitingje kunder “Qelbesirave”….”Ti heqim, ti heqim qelbesirat”- therrisnim ne opozitaret.
Ne kete foto eshte nje cast nga mitingjet mbas plagosjes se Azem Hajdarit ne sallen e parlamentit. Mitingjet vazhduan dhe pika kulminante arriti kur vrane Azem Hajdarin nje vit me vone. Qeveria ra, qeveritaret ja mbathen, ministrite u boshatisen, policine dhe ushtrine nuk e komandonte askush…cfare beme ?
Erdhi lajmi se SHBA dhe BE nuk njihte asnje lloj qeverie te dale nga dhuna. Atehere ? Te gjithe u kthyem neper shtepite tona. Ne vazhduam protestat por ” Qelbesirat ” ndejten 8 vite ne pushtet. Keto dite te veshtira ishin nje mesim per ne: opozita nuk vleresohet nga mitingjet, por nga idete dhe problemet qe shtron ne interes te qytetareve te saj.
Mu kujtua ky episod kur shoh se edhe sot, mbas 18 vitesh, protestat e opozites PD, jane me te njejtin model. Lideret e PD kundershtaret politike i etiketojne “Qelbesira”, mbledhin njerezit e deshperuar dhe kerkojne rrezimin e qeverise dhe marrjen e pushtetit nga PD. Dramatike. Si nuk mesuan keta politikane te PD-se ?
Po a nuk e kuptoni ende qe askush nuk e le karrigen e pushtetit me protesta ? Po sa shpejt harruat qe ishit 8 vite ne pushtet dhe qytetaret e Shqiperise ju larguan me vote e jo me protesta ? A nuk e kuptoni se po lodhni mbeshtetesit tuaj qe vine nga ana e anes per te marre pjese ne miting vetem per te degjuar fjalimin e rradhes te Lulzim Bashes qe nuk harron pa perseritur shprehjen e tij te dashur: “Partia Demokratike dhe UNE” ?!…Shume keq, opozite pa vizion, konfuze, arrogante, prepotente, mosmirenjohese dhe mosperfillese ndaj vlerave, por vetem me nje synim : Largohuni ju socialiste nga pushteti qe te vime perseri ne demokratet. !? PSE ?? Se ju po beni ato qe beme ne. Se ne dime ti bejme keto qe po beni me mire se ju. O popull i shkrete ! O qytetare te pafat.
Enveri sajoi ligjin famekeq te Agjitacion e Propagandes per te luftuar kundersharet, te cilet i interrnonte brenda vendit, ndersa keta sajuan papunesine, perbuzjen dhe percmimin, qe njerezit te braktisin vendin e te vete interrnohen jashte Shqiperise. Eh bote e prishur, e cthurur,e degjeneruar,e korruptuar dhe kriminale.
Po si nuk doli nje here gjate 25 viteve nje opozite qe te kerkoje ne shesh realizimin e nje kerkese te qytetareve te ketij vendi, te kerkoje psh. “JO, takses se tokes bujqesore”, dhe te mos largohet nga sheshi deri ne realizimin e kesaj kerkese, por gjithmone: “
Ikni ju qeveritare te PS nga pushteti qe te vime ne qeveri ne te PD ! ” O te ditur e te mencur, nuk e dini qe Qeveria pranon te realizoje nje kerkese por jo te largohet nga karriget.?! Por ju, nuk e keni hallin tek realizimi i kerkesave, por tek rikthimi ne karriget e qeverise. Duroni sa te vine zgjedhjet e reja. Bindini qytetaret. Jana ATA qe vendosin me voten e tyre.
Eh o popull sa intriga thuren me emrin tend ! Andon Zako Cajupi poezine e tij “Vaje” e mbyll me vargjet: “Tani rroj pa shpresë ndaj s’dua të rroj, Se dhe perëndinë tani s’e besoj.” A ka ndonje politikan ti risjelle SHPRESEN ketij populli.?
Te faleminderit shkelqesia e juaj zoti Donald Lu, Ambasador i SHBA, qe ke ndezur rrezen e shpreses tek ne, forcojeni rrezen e ndezur dhe shndrrojeni ne nje drite te fuqishme qe ti ndricoje mendjen popullit tone.