Ka dështuar seanca e radhës ndaj imamëve të vetëshpallur, të akuzuar për rekrutim të luftëtarëve për të luftuar pranë ISIS në Siri dhe Irak. Këtë të martë, imamët kanë braktisur sallën e gjyqit tek Krimet e Rënda, pasi relatorët e çështjes kanë refuzuar pranimin e kërkesës së tyre. Kjo e fundit konsistonte në ndryshimin e masës së sigurisë dhe shpalljen e pavlefshme të akteve për shtyrjen e afatit të hetimit. Gjithashtu, togat e zeza kanë vendosur për largimin e kamerave televizive për motive sigurie. Kjo ceshtje dhe pazgjidhshmëria e saj sigurisht qe ve ne prove shtetin përballe atyre qe nuk mendojnë si ai. Deklaratat e fundit te këtyre imamëve te vetëshpallur sigurisht qe ka shqetesuar