Home KRYESORE Ishin disa qindra sot ne proteste, në krahasim me disa dhjetra mijë...

Ishin disa qindra sot ne proteste, në krahasim me disa dhjetra mijë të datës 8 dhjetor…

Nga Armir Shkurti

Së pari, pak javë më parë u shpall se në FRPD janë anëtarësuar mbi 30 mijë të rinj.

Vetëm në Tiranë u regjistruan mbi 9 mijë, nga të cilët diçka më pak se 3000 morën pjesë në zgjedhjen e kryetarit të ri. As aq sa votuan në Tiranë nuk ishin sot në protestë… Lodhja, mundi, strategjitë, premtimet e fushatës që mobilizoi 16 – 35 vjeçarët demokratë në gjithë vendin nga mesi nëntorit e deri më 6 dhjetor, kaq qe? As një e dhjeta e të rinjve demokratë të anëtarësuarve në nëntor nuk ishte sot tubimin që iu besua nga PD!

Së dyti, u fol për surpriza.

U tha se Edi Ramës sot do t’i bëheshin disa surpriza. Si të rinj që janë, pritëm çapkënllëqe…, por ky qe “rebelimi” më i madh. Disa kapsolla. Pastaj, njëlloj si në protestat e kaluara, tymuese, vuvuzela, e, natyrisht, fjalime! Sepse klisheja e protestës -për fat të keq – është ende fjalimi. Në ka një surprizë sot është pikërisht që nuk pati asnjë surprizë dhe asnjë fantazi, aq më keq , nga të rinjtë!!

Së treti, inkoherenca.

Të enjten, më 17 dhjetor, kur i gjithë shteti u ngrit në këmbë e rrethoi Kuvendin e që pas djegies së bunkerit, na e thoshte mendja se ndoshta revolta, mosbindja qytetare etj do të përshkallëzoheshin…ne pamë që jashtë derës së Parlamentit vlonin thirrjet e premtimet, ndërsa brenda …ndryshohej Kushtetuta!

131 deputetë, me konsensus, dhanë vëllazërisht pëlqimin për një akt shumë të rëndësishëm e madhor (??). Mijëra në rrugë thërrisnin për dëbimin e këtij pushteti të inkriminuar, të deligjitimuar, të vdekur të pakallur, por përfaqësuesit e tyre bënë marrëveshje dhe pëlqim historik mbrenda në sallë. Po ashtu edhe sot. Të rinjtë i kishin bërë valixhet gati Ramës për ta dëbuar, ndërsa në Kuvend të gjitha palët, si rrallë ndonjëherë, binte në konsensus për të hequr dekoratat për ca kategori të diktaturës. E thënë më përmbledhtas: Jashtë – mosbindja civile, brenda – marrëveshje e kompromis.

Së katërti, kauza.

protesta e PD armiriMirë protesta e parë, ajo e 8 dhjetorit – siç u deklarua – pati qëllim vrasjen e frikës. Po e dyta? Për çfarë u mblodhën demokratët , në numër shumë më të paktë , para kuvendit? Për të t’u shprehur se duhet larguar qeveria e pastaj të shkojnë në shtëpi? U bënë dekada që çdo ditë protestohet para Shtëpisë së Bardhë në Amerikë kundër armëve bërthamore, paqësisht. Vijnë, nderin parrulla dhe ikin për të ardhur sërish nesër.

Nuk uroj të jetë kjo udha e opozitës së PD – së. Por me keqardhje nuk pashë më 17 dhjetor përshkallëzim apo objekt të protestës përveç shprehjes së refuzimit ndaj qeverisë. Kaq. Kaq qe edhe sot. Folën të rinjtë për të drejtat e studimit, për papunësinë, për kurbetin…me një fjalë për gjithçka. Por kauzat nuk ngrihen kështu. Ndërtohet një kauzë , pastaj tjetra. E kur ndërtohet kauza, vendosen edhe objektivat, strategjia dhe mjetet.

Dil në rrugë, fol, hidh vezë e shko në shtëpi me qëllim që të rrëzohet qeveria…mbase. Mundet të jetë edhe kjo kauzë dhe rrugë. Për herë të parë ç’është e vërteta, se nuk ka bërë vaki në Shqipëri që të dalin njerëzit, të thërrasin në rrugë e të bjerë qeveria. Por edhe nëse i ka ardhur rradha kësaj here, rënia në progresion gjeometrik e pjesmarrjes, nga e para te e treta, e bën edhe më paradoksal ekuacionin.

E pesta, vulgarizimi i protestës.

U desh mund i madh që të bindeshin shqiptarët se PD e kishte me vullnet të plotë protestën e 8 dhjetorit. Pas saj u mbushën me besim protestuesit se në janar do të mblidhen më shumë e më me zjarr për ta shkundur pushtetin e Ramës dhe Metës. Mirëpo, nëse çdo tre ditë thirren këta njerëz të vijnë të brohorasin e më pas të shpërndahen në shtëpi paqësisht, vështirë të të mblidhen kur t’i duash për të bërë vërtet shkundjen e madhe. Është si puna e atij bariut që thërriste për lojë “Ujku! Ujku!” e kur i erdhi vërtet ujku nuk i shkoi njeri se kujtuan se luante.

kryesia e PDPËRFUNIDIMI

Kemi nevojë sot ta dimë se ç’do të bëhet me protestat dhe mosbindjen civile? Të paktën në vija të trasha është e doemosdoshme të dimë se ç’vendim ka marrë opozita . Sa seriozisht e ka çështjen e zgjedhjeve të parakohëshme? Si do të rrëzohet kjo qeveri? Si do të arrihet qeveria teknike etj. Hollësitë pastaj mund edhe të improvizohen a të ndryshohen sipas kërkesave të momentit, por, e përsëris, linja kryesore duhet shpallur dhe strukturuar, me qëllim motivimin dhe mobilizimin e gjithë kapacitetit opozitar

Share: