Nga Gazmend Aga
Kompleksi i inferioritetit dhe paaftesise eshte plage e veshtire per tu sheruar. Meqenese e kane fiksim ti ngjajne perendimoreve, pervec punes per komunitetin e vec te punuarit per vete, po jap disa shembuj se si trajtohen myslimanet ne perendim.
Une kam punuar 4 vite si imam ne nje xhami 50 vjecare (me 2 minare) e ndertuar nga shqiptare ne SHBA. Ne vendet demokratike qytetari trajtohet i barabarte, si taksapagues, me te drejta universale.
Per te parandaluar degjenerimin moral dhe per te rritur vetedijen kolektive qytetare, USA ka hapur vendfalje pothuajse ne cdo spital, universitet e burg.
Ne te gjitha keto ka imame, prifterij e rabine te cilet punojne per kultivimin e besimit si dhe perkujdesjen shpirterore ndaj qytetareve. Madje dhe kurset neper xhamia, po te aplikosh per grante mund te marresh mbeshtetje nga shteti sepse i mban femijet larg rruges.
Nuk eshte ndryshe ne Angli, Gjermani, Zvicer etj. Pavaresisht paragjykimeve per shkak te propagandave e rasteve ekstreme, shoqeria perendimore po punon fort per heqjen e barrierave e paragjykimeve islamofobe.
Megjithese krahasimi eshte i pavend, sepse myslimanet shqiptare, se bashku me te krishteret e te tjere, jane vete shqiperia.
Perendimi nuk eshte busull e botes se zhvillimit per shkak te islamofobise, dembelizmit, korrupsionit, pares qyl e degjenerimit moral. Jo jo, ky zhvillim ka ardhur si rezultat pikerisht i punes, vlerave universale dhe gjitheperfshirjes.
Njerez te mire shqiptar, kini kujdes kur flisni per myslimanet. Nuk keni te drejte ti trajtoni si te huaj. Kjo eshte tradhetia me e madhe ndaj myslimaneve qe e duan shume shqiperine, qe punojne per paqen, per ndertimin e nje vendi larg korrupsionit, te mbeshtetur ne vlera e ne djersitje per komunitetin.
Nuk keni te drejte ti radikalizoni njerezit duke i trajtuar myslimanet si njerez pa te drejta, si te paafte, pa identitet. Myslimanet shqiptare nuk mund te paguajne faturen e gabimeve globale te ‘myslimaneve’ te pakte gjetke, por ama brenda shtetit te drejtes, laik, e te barabarte ndaj te gjitheve, minimumi duhet respektuar shumica e besimtareve ne vend.
Reagimi ndaj fjaleve te Pandës mund te duket i tepruar, ama fjalet e tij jane shembull tipik i islamofobise dhe se si islamofobia mbetet furnizuesi kryesor i radikalizmit, percarjes e prishjes se ekuilibrave te harmonise…