Sipas gazetës kosovare “Bota Sot” shumë anëtarë të Nismës për Kosovën do të kalojnë në Partinë Demokratike të Kosovës te hashim Thacit, te paktën sic  ka thënë deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, në Info Magazinë të Klan Kosovës. - “Për pak ditë shumë anëtarë të Nismës nëpër Kosovë do të kalojnë në PDK. Ka shumë degë e nëndegë që nuk ia hapin telefonin udhëheqësve të Nisma-s”. – Izmaku ka ripërsëritur se gratë deputete do të nisin padi civile ndaj atyre që kanë hedhur gaz. Mbase ky mund të jetë fillimi i një kthese për të mirë në procesin e zgjidhjes politike në Kosovë.