Home I pakategorizuar Ja e vërteta e Mergim Mavrajt me kardinalin!

Ja e vërteta e Mergim Mavrajt me kardinalin!

Përpara disa ditësh, “Express.de” ka shkruar që nuk i keni dhënë dorën Kardinalit. Pse e bëtë këtë?

Ka qenë ditën e martë, pati ardhur një Kardinal afër fush­ës stërvitore. Kjo ndodhi pas stërvitjes në fakt dhe unë isha i sëmurë me grip, i ftohur. Pashë që ishin grumbulluar shumë njerëz, rreth 30­-40 persona së bashku me shokët e skuadrës. I pashë dhe mendova mos të qëndroja jashtë, pasi po binte shi, kështu që hyra brenda.

Zakonisht neve na presin shumë njerëz jashtë fushës, pas stërvitjes, për të marrë autografe, për të bërë foto… Kështu, unë ika nga grupi pa e ditur fare kush ishte aty. Pastaj, kur hyra brenda, erdhën dhe shokët e tjerë të ekipit e më thanë që të dilja jashtë pasi kishte ardhur Kardinali dhe “ka dëshirë të të përshëndesë dhe ty”.

Unë dola jashtë dhe e takova, njëkohësisht kërkova falje, duke i thënë se “nuk e dija se ishit ju sepse nuk do të isha larguar”. Kështu gazetarët kanë bërë një shkrim të vogël, pasi kanë dashur të provokojnë pakëz, por të nesërmen e sqaruan këtë pjesë, kur Kardinali thotë që “e kam takuar Mavrajn dhe kemi biseduar”.

Nuk jam i befasuar fare që gazeta “Express” ka botuar një lajm të tillë, pasi kam eksperiencë me ta siç ishte dhe për varrimin e babait tim dhe që mundohen ta ulin pak imazhin tim fetar. Shpresoj që dhe ata njerëz të kenë frikë pak Zotin, që të dinë të respektojnë fenë e tjetrit.

Share: