Home I pakategorizuar Ka gjasa per Polin e trete te Politikes?

Ka gjasa per Polin e trete te Politikes?

Nga Artur Nura

Revista Perqasje.com tashmë ka njoftuar ne vazhdimësi se 28 parti politika të vogla të majta dhe të djathta kanë nisur tavolinën e dialogut për t’i paraprirë aleancës së fshehte të mundshme te dy partive të mëdha PS-PD, për kodin zgjedhor.

Partitë e vogla kanë një peshë të madhe përsa i përket votave të marra së bashku, te cilat nuk janë të përfaqësuara ne pushtet, sepse Kodi Zgjedhor votat e tyre ua kalon partive të mëdha!

Tryeza e të vegjëlve me te drejte kërkon ndryshime esenciale në kodin zgjedhor dhe propozojnë te shihet mundësia e një mazhoritari të pastër, apo një proporcional kombëtar qe t’u jepte mundësi përfaqësimi edhe  partive të vogla politike e të ishin pjesë e parlamentit.

Ky zhvillim relativisht periferik solli tronditje ne qendër te politikes. Ilir Meta u kërkoi te mëdhenjve PS + PD te merreshin me kodin zgjedhor kur askush nuk e priste. Ne fakt, ndryshimet në Kodin Zgjedhor bëjnë të interesuar direkt Lëvizjen Socialiste për Integrim për faktin se po rritet vrullshëm edhe pse është tentuar per asgjësim te saj. LSI me te drejte trembet sepse rritja e saj kërcënon të ardhmen politikë të sigurte deri me tani te dy partive te mëdha dhe ne ketë pozicion te vështire kërkon aleate.

Vete partitë e vogla kanë nisur të kenë interes ndaj disa partive qe nuk ishin pjese e tavolinës se tyre politike per shkak te pushteteve qe kane përfituar. Ketyre partive ka filluar ti interesoje që LSI dhe kryetari Ilir Meta t’i prijë betejës zgjedhore dhe për të qenë ai një lider i ri i tyre edhe pse, mund te mbetet garantues i mazhorancës te partive politike për vitin 2017.

gjinushi, shehi, ndoka dheMe rendesi mbetet edhe roli i Frymes se Re Demokratike te ish presidentit Bamir Topi i cili është gjithashtu i penalizuar nga Kodi aktual Zgjedhor, por qe me sa duket ka bere dhe përfituar nga marrëveshje politike  ne nivel lokal. Jane te gjitha gjasat qe Bamir Topi, nëse do qe partie e tij te behet historike ashtu si është tashme vete ai personalisht, duhet te kërkoi me çdo kusht ndryshimet zgjedhore te propozuara nga 28 partite jashtë parlamentare.

Aleanca Kuq e Zi gjithashtu duhet te jete pjese e këtij organizimi duke dhëne vetes vlerat qe ka dhe jo ashtu sic dëshiron ti ketë. Drejtuesi i saj Kreshnik Spahiu nuk duhet te prese me, por te mbështesë ketë iniciative pa komplekse. Po ashtu janë te gjitha gjasat qe si Lëvizja per Zhvillim Kombëtar e Dashamir Shehi dhe Partia per Drejtësi Integrim dhe Uniteti e Shpëtim Idrizit te bashkohen kësaj nisme.

Dashamir Shehi është treguar ne vazhdimësi qe është ne krahun e traditës dhe te arsyes demokratike dhe, per te nuk duhet te ketë dilema. Ndërsa Shpëtim Idrizi duhet ta kuptoje një ore e me pare, se zgjedhësit e tij prej vërteti janë vetëm çamet. Besimtaret myslimane dhe “patriotet” nuk e nxjerrin ne selamet! Partia e Cameve i ka te gjitha gjasat te jete politikisht dhe ne dimensione pushteti, si dikur partie e te drejtave te njeriut njohur ndryshe si partia e minoritetit grek.

Sigurisht gjithë kjo energji politike nuk mund te limitohet vetëm tek ndryshime te thjeshta zgjedhore. Nëse palët do jene racionale ato mund te ndertojne ate qe ne vazhdimësi është quajtur Poli i Trete, por qe kurrë nuk është realizuar mirëfilli sepse drejtues te ndryshëm qe e kane tentuar, janë gënjyer nga pushtete dhe përftime te vogla. Ne fakt, kështu nuk kane humbur vetëm këto projekte politike, por edhe vete demokracia e brishte shqiptare e cila është dominuar ne këto 25 vite dhe me turne nga PD dhe PS dhe automatikisht drejtuesit e tyre te gjithë pushtetshëm.

partite e vogla bashkePra, nëse palët veprojnë racionalisht me përmirësimin e Kodit Zgjedhor sipas kërkesës se partive jo parlamentare, do të mund te ketë një qarkullim politik të përcaktuar nga zgjedhësit dhe jo nga forcat politike në tavolinë. Ky zhvillim i mundshëm mund te sillte ne skene Polin e Trete Politik ne Shqipëri qe me siguri do te gjente edhe mbështetjen e ndërkombëtareve te cilët nuk po durojnë dot me. Ambasadoret janë bere politikanet me dinamik te lojës tone gjeopolitike.

Pra pyetjes nëse ka gjasa per polin e trete politik, përgjigjja duhet te jete pozitive. Por koha do e vërtetoje nëse koha do e vërtetoje qe klasa jone politike do te jete e afte sa nevojat aktuale te zhvillimit politik. Nese jo, koha do therrase ne skene organizime te reja jashtë sistemit te deri tanishëm te cilat kane mbire tashme…

Share: