Home KRYESORE Keta lëne ne mes te rrugës, pa pune Agim Isakun…!

Keta lëne ne mes te rrugës, pa pune Agim Isakun…!

Nga Dritan Hila

Ky është Agim Isaku. Shkrimtar, veprimtar civil, diplomat, shtetar. Ka qene themelues i PD, RD, pastaj largohet per mosperputhje ideshe me Berishen; themelues i Komitetit te Helsinkit, drejtor i fondacionit Soros, ambasador ne Spanje, keshilltar i Presidentit Mejdani, drejtor i kabinetit te Kryeministrit Nano, keshilltar i Ilir Metes, dhe se fundmi ambasador ne Bratislave. Eshte nje nga mendjet me te hapura dhe elaboruara te ketij vendi. Eshte bashkebisedues i jashtezakonshem me stil narrativ te mrekullueshem. E kane kthyer ne atdhe. Nuk e ka takuar askush nga titullaret e institucioneve respektive, siç eshte procedura e nje shteti normal qofte edhe ne Afrike. Nuk i kane afruar asnje lloj pune as atij as te shoqes (Vera Isaku, shkrimtare edhe kjo). Thjesht e kane lene ne mes te rruges ne kulmin e pjekurise, a thua se ky vend i ka vlerat me thase. Kam idene se ky popull, ose kjo qeveri, ose te dyja bashke, jane çmendur, dhe duan ti vene flaken çdo vlere qe kemi dhe ta kthejne ne nje mbreteri te injoranteve me diploma “Kristali”, drogaxhinjve dhe te qeverisen nga gjysmakë.

Share: