Home KRYESORE Kodheli: Nuk e dinim qe po dekoronim persekutorin e At Zef Pllumit!

Kodheli: Nuk e dinim qe po dekoronim persekutorin e At Zef Pllumit!

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli tha se nuk e dinte që mes te dekoruarve nga ministria ishte edhe persekuto-ri i At Zef Pellumbit. Në një intervistë për Ilva Taren, ministrja thotë se listat e veteranëve duhen pastruar nga xhelatët, por nuk dha një afat se kur do të rishikohet kjo listë. Ne fakt shume momente kjo qeveri i ka marre thjeshte dhe me entuziazëm emocional. Urojme qe pësimi ti behte mësim. Njerëzit po dyshojnë ne rehabilitim te se shkuarës komuniste nga ana e kësaj shumice te majte.

Ilva Tare: Mes emrave që ju keni dekoruar ka patur nga ata që kanë dënuar emra si At Zef Pllumbi apo anëtarë të tjerë të Ish-Byrosë, Vito Kapo apo edhe të tjerë. Si i keni bërë ato dekorime?

Mimi Kodheli: Qeveria ka marrë një vendim që të dekorojë veteranët e një kategorie të caktuar që ishin veteranët e kategorisë së parë A. Ka marrë një vendim që me rastin e 70 vjetorit të clirimit të mund të dekoronte këtë kategori të parë. Veteranët që sot e përfitojnë këtë status janë diku te 5000, por një mijë janë të kategroisë së parë, dha ka marrë një vendim dhe ka thënë të dekrohen veteranët e kategorisë së parë dhe veteranët e kategorisë së parë janë dekoruar. Tani si bëhet një veteran i kategorisë së parë?

Në vitin 1994 është miratuar ligji 78/74 për statusin e vetranëve të LANC. Bazuar në këtë ligj ka dalë një VKM e cila përcaktonte komisionin që do ngrihej dhe që do merrej se kush do ta përfitonte këtë status. Meqe ligji është miratuar në 17 nëntor 1994, pra VKM është 3.5.1995 dhe mban numër 190, VKM e firmosur nga kryeministri i asaj kohe Aleksander Meksi përcakton drejtimin e punës për dhënien e statusit të veteranit të luftës. Ngarkon një komision bazuar në kete VKM, i drejtuar nga zv/ministri i Mbrojtjes së asaj kohe që do të bënte këtë vlerësim. Gjatë vitit 1995-1996 i është dhënë statusi mijëra vetave. Vendimi numër 34 i datës 6.9.1996 i jep, vendosi që zoti filan, se nuk dua tja përmend as emrin, të drejtën e qënies së veteranit të luftës dhe me shpërblim mujor prej 1500 lekësh të reja.

Si ky vendim ka për 1000 veta dhe për 5 mijë të tjerë që janë të kategorive të tjera nga një vendim dhe komision i ngritur duke u bazuar nga një ligj i vitit 1994, firmosur nga kryetari i komisionit. Tani ky zotëria dhe zonja dhe të tjerë që kanë fituar këtë status, e kanë përfituar këtë status 20 vjet më parë, marrin në dallim nga pensionistët e tjerë 15 mijë lekë cdo muaj më tepër për shkak të këtij statusi. Pra llogarisni 15 mijë lekë për 20 vjet, nga taksapaguesit i kemi dhënë këtë shpërblim, përfshi edhe këtë zotërinë, i kemi dhënë bazuar në këtë punë të bërë në vitin ”˜94, ”˜95 dhe ’96. Tani çfarë ka bërë qeveria?

Qeveria ka thënë kategorinë A të bazuar në këto letra, nëse do të duhej të bëhej një rishikim nga e para, këto janë letra zyrtarë, të ishte bërë, pra të quhej nul ligji i 94, kur President ishte dikush, të quhej nul VKM 95 kur Kryeministër ishte dikush tjetër, të quhej nul të gjithë vendimet e marra nga komisioni që ishte ngritur për këtë qëllim në 96 dhe të rishikoheshin të gjitha nga e para, jam dakord dhe të hiqej status ii veteranëve të kategorisë së parë që rezultonin se ishin xhelatë dhe jo vetëm. Mund të ishte bërë në 20 vjet, mund të ishte bërë dhe në 8 vjetët e fundit.

Ata kanë vazhduar ta gëzojnë këtë status, por jo vetëm si status, por të marrin edhe 15 mijë edhe 30 mijë lekë më shumë se një pesnionist i zakonshëm nga paratë e taksapaguesve. Se flasim për miliona lekë kur shtrihet në vite kjo gjë. Pra, qeveria ka thënë se dekorimi i kësaj kategorie, se kategoria ka ardhur 20 vjet përpara, të dekorohet kjo kategori. Është marrë lista nga Sigurmet Shoqërore, sepse kjo listë nuk ekziston në asnjë venmd përvecse në sigurimet shoqërore ku verifikohet që veteranët e kategorisë së parë marrin këtë shumë ekstra. Është marrë lista dhe sic është lista është dhënë kjo fleta e lavdërimit. Kjo është historia e kësaj gjëje.

Share: