Home KRYESORE Koha e Ardhjes; Krishti troket! Advent (latinisht “adventus”) domethënë mbërritje!

Koha e Ardhjes; Krishti troket! Advent (latinisht “adventus”) domethënë mbërritje!

Nga Nikolin Miria

Ardhja! Çka është ardhja? Çka mund të kuptojmë me fjalën ardhja?

Ardhja është një fjalë, që ne veti e ka kuptimin e të ardhurit apo të dëftimit, por në shekuj me radhë përdorej për të treguar Kohën liturgjike në të cilën Kisha përgatitet për të rijetuar Krishtlindjen – Ardhjen e Birit të Hyjit, Jezus Krishtit – Mishërimin e Tij.

Është një periudhë katër javorë që i paraprinë Krishtlindjes.

Kjo Kohë, periudhë katër javorë, është një kohë e pritjes, Dikën po presim, nuk është një kohë që t’mos bëjmë asgjë. Nuk është kohë qe ne duhet të jemi vetëm duke pritur. Ditët e ardhjes nuk simbolizojnë një kohë e ikjes, e larguarjes, e arratisjes, por kjo është një kohë vërtetë pritjeje, pritje e shekujve qe eterit e BV, profetët e paramana këtë Ardhje të Madhe; “shumë profetë e mbretër dëshiruan të shohin”. Prandaj, ne duhet përgatitura me gëzim shtëpinë tone, të gëzohemi sepse në shtëpinë tone po vjen I shumëprituri; ZOTI I GJALLË. Jemi pra duke e pritur Ardhjen e Zotit tone Jezusit. “Lum sytë që shohin çka po shihni ju!” (Lk 10;23)

Kjo kohë pritje na porositë; ”žrrini ”“ zgjuar dhe mos flini” kjo pritje e jona në këto katër javët e ardhshme duhet të na porositë në thinjen e biblike; ”žrrini ”“ gati, rrini zgjuar“. Kjo na është drejtuar vetëm neve e askujt tjetër, që jemi në pritjen e Zotit tonë Jezu Krishtit, në heshtje dhe lutje. Secili besimtar, për këtë ngjarje të madhe shëlbimprurëse ka nevojë për heshtje, heshtja, në heshtje, shuajtje e lutje të pandërprera dhe rikthim në një jetë të përshtatshme dhe në pëlqim Zotit.

Share: