“Shqiptarët nuk kanë nevojë për azil në Gjermani, por kanë nevojë për punë”. me këtë thirrje i drejtohet politikani shqiptar i CDU-së, Kolë Gjoka, kancelares gjermane, Angela Merkel, përmes një letre të hapur.
Gjoka i shkruan kancelares për arsyen e rritjes së emigrimit të shqiptarëve, duke i kërkuar që të kuptojë situatën në të cilën ata ndodhen.
“Shqiptarët nuk kanë nevojë për azil në Gjermani. Ata kanë nevojë, të hyjnë në tregun gjerman të punës, pa burokracinë e kërkesës në ambasadë për vizë pune. Ata kanë nevojë të jenë të barabartë me popujt e tjerë të Europës. Për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor kjo do të ishte hap përpara në drejtim të EU. Frika e disa njerëzve këtu në Gjermani nga vala e punëtorëve nga këto vende nuk është realiste. Kjo frikë ishte edhe kur u hoq regjimi i vizave. Realiteti tregoj që frika nuk kishte arsye”, shkruan anetari shqiptar i CDU -se në Gjermani.
Kole Gjoka i bën thirrje kancelares se, përmes bashkëpunimit të Ballkanit me Gjermaninë, do të kishte përmirësim të reformave për anëtarësimin drejt BE-së.
“Gjithashtu , kështu do të ishte minimizuar edhe kriza ekonomike në Ballkan, do të ishin vendosur ura bashkëpunimi midis Ballkanit dhe Gjermanisë, reformat do të shkonin përpara dhe do të arrihej një afrim real me Europën. Edhe bashkëpunimi rajonal i dëshiruar nga të gjithë do të merrte një tjetër dimension. I kuptoj shqetësimet e shumë bashkëqytetarëve tanë gjermanë për emigrantët e Ballkanit. Por iu lutem, mendoni për situatën e këtyre njerëzve: pa punë, pa të ardhura dhe reformat që një vend kandidat për në EU duhet të realizoj, është një situatë e dhimbshme për të gjithë popullin”, thuhet në letrën e Gjokës.
Anetari shqiptar i CDU-së vlerëson në letër hapësirat dhe ndihmën e shoqërisë gjermane për integrimin e shqiptarëve në shtetin e tyre.
Letëra e hapur për kancelaren Zonjën Merkel
Shumë e nderuar Zonja kancelare, quhem Kolë Gjoka dhe kam lindur në Shqipëri.
Si qytetar i ardhur nga emigracioni, jetoj dhe punoj nga viti 1996 në Gjermani. Që nga viti 2005 kam marrë nënshtetësinë gjermane. Unë kam arritur që jo vetëm në vetën shoqërore por edhe në atë ekonomike dhe politike të integrohem shumë mirë. Paralel me këtë jam në lidhje të vazhdueshme me jetën dhe aktorë shoqërorë, ekonomikë dhe politikë në Shqipëri. Integrimi i shqiptarëve dhe njerzëve nga ballkani perëndimor në Gjermani është shumë i mirë. Kjo vjen nga hapsirat që na ofrojnë ligjet gjermane dhe shoqëria gjermane, por edhe nga vlerat e përbashkëta Europiane. Shqipëtarët dhe kombet e tjerë të Ballkanit janë kombe europiane dhe e meritojnë që kështu të trajtohen. Fatkeqësisht edhe Shqipëria ka probleme me imazhin e keq këtu në Gjermani. Kjo vjen nga mungesa e informacionit në Gjermani për jetën dhe realitetin atje, si dhe nga historia e Shqipërisë, mbyllja 50- vjeçare nga regjimi komunist.
Konferenca e Ballkanit Perëndimor në Berlin, vitin e kaluar, ishte një sinjal i qartë për popullin, por edhe për politikën në këto shtete, ishte një çertifikatë sigurie për të investuar në këtë rajon. Në vizitën Tuaj në fillim të qershorit, Ju patët rastin që personalisht të shikonit përpjekjet për reformat e reja, por edhe çiltërsinë dhe mikpritjen e shqiptarëve.
Shqiptarët nuk kanë nevojë për azil në Gjermani. Ata kanë nevojë, të hyjnë në tregun gjerman të punës, pa burokracinë e kërkesës në ambasadë për vizë pune. Ata kanë nevoj të jenë të barabartë me popujt e tjerë të Europës. Për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor kjo do të ishte hap përpara në drejtim të EU. Frika e disa njerzve këtu në Gjermani nga vala e puntorëve nga këto vende nuk është realiste. Kjo frikë ishte edhe kur u hoq regjimi i vizave. Realiteti tregoj që frika nuk kishte arsye. Unë jam plotësisht i sigurt që Shqipëria me popullsinë e saj të re, punëdashëse dhe të shkolluar do të minimizoj sado pak mungesën e puntorëve të kualifikuar në Gjermani. Gjithashtu , kështu do të ishte minimizuar edhe kriza ekonomike në Ballkan, do të ishin vendosur ura bashkpunimi midis Ballkanit dhe Gjermanisë, reformat do të shkonin përpara dhe do të arrihej një afrim real me EU. Edhe bashkunimi rajonal i dëshiruar nga të gjithë do të merrte një tjeter dimension. I kuptoj shqetësimet e shumë bashkëqytetarëve tanë gjermanë për emigrantët e Ballkanit. Por ju lutem JU, mendoni për situatën e këtyre njerzëve: pa punë, pa të ardhura dhe reformat që një vend kandidat për në EU duhet të realizoj, është një situatë e dhimbshme për të gjithë popullin. Unë jam i lumtur dhe krenar për përzemersinë e popullit tone gjerman në çdo komunë, qark dhe republikë, që shumë kulturave të ndryshme ju thonë mirësevini. Unë deshiroj që me këtë rast, në emer të familjes time, por edhe në emer të shumë emigrantëve të cilët akoma nuk shprehen dot në gjermanisht, tju drejtoj një falenderim, të gjithë vullnetareve dhe vullnetarëve që ndihmojnë, punonjësve të institucioneve dhe punonjesëve të Zyrës Federale të Emigracionit, për punën e shkëlqyer, menaxhimin e mirë dhe ndihmën humantare në këtë krizë emigracioni, nga më të rëndat e pas Luftës së II-të Botërore, për ndihmën që kanë ofruar dhe do të ofrojnë.
Përshendetje miqësore
Kolë Gjoka