Home KRYESORE Komiteti i Kulteve: KMSH të dalë nga sektarizmi, të rrisë nivelin teologjik…!

Komiteti i Kulteve: KMSH të dalë nga sektarizmi, të rrisë nivelin teologjik…!

“Komuniteti Mysliman Shqiptar është institucioni, që normalisht duhet t’i kontrollojë të gjitha objektet e veta të kultit dhe ne po përpiqemi ta ndihmojmë për këtë. Por, si e kam thënë, KMSH duhet të largohet nga sektarizmi, duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe, mbi të gjitha, duhet të rrisë nivelin teologjik”, tha Ilir Dizdari, kryetar i Komitetit të Kulteve sot ne prani te Mediave.

Pyetjes së Top Channel për ta shtjelluar më tej mesazhin e tij, kreu i Komitetit të Kulteve iu përgjigj: “Pyetja e parë ishte për sektarizmin. Ky është një mesazh i drejtpërdrejtë për KMSH-në, nuk ka nevojë për shtjellime, sepse ata dinë ta kuptojnë mirë këtë që po u them”, shtoi më tej Dizdari i cili replikoi madje edhe me raportin e shërbimit informativ, që pak ditë më parë raportoi se, mbi 80 xhami ndodhen jashtë kontrolli.

Sipas zotit Dizdari, veçanërisht në zonat rurale kontrolli është inekzistent, e për këtë kanë nisur verifikimet e të gjitha objekteve të kultit në vend dhe, së shpejti, do të publikohet një panoramë e qartë. “Mbi bazën e cilit standard është dhënë kjo shifër? Mbi bazën e standardit ligjor, do të duhet të dimë nëse ky objekt ka pasur leje, është në legalizim, është brenda kontrollit të KMSH? Ne sot, në objektet e kultit kemi rreth 727 – të paktën nga një verifikim paraprak, – objekte kulti të tipit xhami, që ndodhen në territorin e Shqipërisë. Rezultojnë se rreth 200 prej tyre nuk hapen kurr딝, deklaroi Dizdari.

Sipas asaj qe thuhet ne publik Dizdari është emëruar ne këtë post te rëndësishmen shtetëror ne këto te komplikuara te raporteve te shtetit me fenë nga Partia per Drejtësi Integrim dhe Unitet (kjo eshte e pakonfirmuar) por ajo dihet eshte si Ilir Dizdari ka qene student i Dhjetorit 1990-91 dhe drejtues e kësaj organizate me studente dhe profesorë te atyre viteve. PDIU si parti politike sipas gjasave ka krijuar marrëdhënie me partine e presidentit te Turqisë Rexhep Taip Erdogan i cili ne Tirane i kërkoi qeverise te mbyllte te gjitha organizimet arsimore te cilat njihen sit te financuara nga kundërshtari i tij politik Fettullah Gylen. Kryeministri Edi rama dhe ministri i jashtëm Ditmir Bushati ben te qarte qe nuk mund te lejojnë qe Shqiperia te behet pjese e nje loje politike te nje vendi tjeter dhe refuzoi nje kerkese te tille.

Ne shtyp thuhet qe edhe Komuniteti Musliman është ne frymën e islamit te moderuar te ideologut Fetullah Gylen, ndërkohe qe PDIU e Shpëtim Idrizit ka krijuar marrëdhënie shume te mira me Partine Per Drejtësi dhe Zhvillim AKP te Erdogan. Sigurisht nuk mund te akuzohet askush, por nëse ndokush shfrytëzon pozicionin shtetëror për te bere ndere partiake, kjo do ishte shume e gabuar vecanerisht ne një vend si ky i yni ku toleranca fetare është krejt ndryshe nga ajo e Turqisë. Shqipëria mbetet precedenti i pare i shtetit laik pas renies se Perandorise Otomane….

Share: