Nga Ylli Dylgjeri
Opinioni po ndjek me vemendje takimet e fundit te krereve te larte te shtetit ne koalicion e majte, ne nje ambjent te ish bllokut ne Tirane.
Per keto takime konsultative, eshte gjetur nje fushe (vile) asnjeanjese: as e PS, e as e LSI-se. Eshte gjetur vila “historike”, prone e shtetrore ne administrim te Sherbimeve Qeveritare.
Eshte kjo Vila ku vrau veten kryeministri i viteve 80, Mehmet Shehu. Nje Kryeminister i forte komunist, here, here deri ne egersine e antikonsensusit. Per shume vite kjo vilë do shihej e frikshme nga kalimtaret dhe studjuesit e kohës.
Deri ne vitet 90, kur gazetari Robert Papa do filmonte ambjentet dhe tunelet e saj te nendheshme që lidhnin institucionet qëndrore me të. Ishin këto tunele të ndërtuara ekzaktësisht për rruajtjen e jetës se udheheqjes komuniste te kohes.
Absurditeti qëndron se nga kjo vile sot, del konsensusi politik, e per këte nuk ka urrejtje e ngarkesa, apo kerkesa per tu kthyer në muze te diktatures, kur dihet që banori i saj i fundit e mbylli vetë jeten me plumb ne kokë.
Kjo ndodh ndërkohe që kunder konsensusi e kemi te ‘bunkeri i sherrit” i cili po ngrihet sot ne hyrje të Ministrise së Brendeshme qe është nje dalje e nendheshme e zyrave te kesaj ministrie, ndertuar ne vitet 80, per vazhdimin e punes ne rast agresioni nga fuqite e huaja armike.
Normale per cdo institucion te ketij lloji kudo ne perendim e lindje. Tunelet e nëdheshme të ndertuara nga çifti Çaushesku ne Pallatin e Parlamentit ne Rumani janë sot ambjente pune per parlamentaret rumune, e jo muze per diktatorin e pushkatuar.
Pra, duke iu kthyer Ministrise së Brendeshme, jane keto zyra, që edhe Une, nga pozicioni i Sekretarit te Pergjithshem te MR ne vitet 2000- 2004 i kam pasur ne ruajtje dhe mirembajtje, ashtu siç mbahej e gjithe godina e Ministrise së Rendit.
Sot, pas 10 viteve, nuk mund të thuhet se tunelet e nëndheshme jane te Enverit (diktatures) dhe kati i pare e larte jane te Saimirit (demokracise). Godina eshte nje dhe unike per funksionin dhe qellimin qe i eshte dhene. Ndryshimi pa kuptim i destinacionit te themeleve, po ben që konsesusi politik pas Venecias, te dale nga vila e Mehmett, dhe flaka e zjarrit të dale nga institucioni i shtetit…!