Nga Monika Spahivogli
Nje fuoristrade perplasi dje nje djalosh me biciklete ne Katundin tone Bllok (nxitonte shume por, pas 20 metrash, zuri rrugen duke bere muhabet shtruar me dike, teksa policet i shmangu pa problem)…Fatmiresisht, djaloshi shpetoi!!
Nje vajze ne gjendje te mire (normale do thosha), levizte dje ne lagjen time duke ushqyer macet dhe qente e braktisur me ushqim special (hequr nga te ardhurat e familjes). 17 postime me selfie te njerëzve qe levizin neper Europe para fundvitit neper hotele luksoze.
Nje postim i dikujt qe eshte ne Europe per hall por, nuk harron edhe te ndihmoje te tjeret qe jane ne hall.
Nje mama (rreth 20 vjec-veshur me Armani) rreh femijen ne sy te te gjitheve teksa i thote qe ja solli ne maje te hundes.
Femija nuk ka mbushur 1 vjec. Nje tjeter mama (qe punon 17 ore ne 24) ploteson te gjitha kerkesat e kater femijeve qe ka teksa vete eshte tejet e lodhur por, prape e bukur. Nje bebe u gjet ne koshin e plehrave dhe po lufton me jeten ne strehen e maternitetit Tirane (ku mamaja qe nuk do te identifikohet mund ta kishte cuar).
Tre mama duan te adoptojne femije sepse nuk munden te kishin ne menyre nayrale por, nuk dine se ku dhe kur (procedura e adoptimeve te merr shpirtin).
17 vete levizin si te perhumbur ne Katund duke folur me vete (dikur ishin zonja/zoterij)
1 shan me liber shpie sepse nje plake qe mezi ecen i ze rrugen, megjithese parkon makinen luksoze teksa blen kaseta porno ne Bllokt.
Nje gjysh me sy te kuq nga vuajtjet, kerkon per te shtaten here caj kapslliku por, dyqani nuk e ka sepse nuk ka leka ta bleje (shitesja trishtohet)….
Nje dyqan i ka te gjitha produktet (superiore, nga jashte dhe te shtrenjta-kuptohet) por, nuk shet dot sepse bleresit nuk kane leka