Home KRYESORE Kryegjyshata Bektashiane per ndarjen e Imzot Rrok Miredites.

Kryegjyshata Bektashiane per ndarjen e Imzot Rrok Miredites.

Ndarja nga jeta e Imzot Rrok Mirditës është një humbje e madhe për klerin katolik.

Imzot Rrok Mirdita dha një shembull të madh për besimtarët dhe të gjithë ne. Ai punoi me përkushtim që nga dita e zgjedhjes në forumin e lartë Arqipeshkv Metropolit Tiranë ”“ Durrës, që nga viti 1993, e deri më sot.

Imzot Rrok Mirdita do të kujtohet dhe mbahet mend si drejtues i denjë fetar dhe bashkëpunëtor me fetë e tjera për zhvillimin e dialogut e tolerancës fetare në Shqipëri dhe Ballkan.

Ai shikonte në themel të doktrinës kristiane parimet e dashurisë dhe respektit, deri në veneracion të universalitetit njerëzor. Ai ishte miku ynë i vyer në bashkëpunim dhe sinqeritet për harmoninë fetare në Shqipëri.

Në emër të Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Hirësia e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, shpreh konsideratën më të lartë, për veprimtarinë përkushtuese të Imzot Rrok Mirditës, në devocionin e dlirë në ringritjen shpirtërore të besimit katolik dhe siguron se kujtimi i Tij, do të jetë kurdoherë një burim mirësie, për miliona besimtarë bektashianë të kudondodhur në botë.

I qoftë i lehtë dheu i Shqipërisë!

Share: