Home KRYESORE Kthejini popullit 25 vite jete të dështuara…

Kthejini popullit 25 vite jete të dështuara…

Nga Perparim Kabo

“Shtrëngimi për funskionimin e ligjit gjithëherët ka si kundraveprim reagimet që nga ndërtimi antropologjik janë populiste, nga propaganda janë bazuar gjoja tek interesat e popullit dhe ku mpleksen “antitotalitariteti” butaforik, nacionalizmi arkaik dhe herë herë dhe religjioni keqtrajtuar.

Masa e thjeshtë e popullit tek ne nuk e ka me ligjin, e ka me mungesën e barazisë para ligjit. Përse gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar ju duken habi fjalët e zotit Donald Lu..”oh dorëhiquni, ose pas reformës do të shkoni në burg”?! Sepse ata mendojnë se këto pará të fituara i kanë ndarë me politikën, me biznesin e korruptuar, me krimin, dhe me fundërinat ordinere.

Ndaj ato thonë,”nuk jemi vetëm”; nuk kanë se çfarë të na bëjnë. Njerëzit e thjeshtë janë si të hutuar. Nevojat më jetike i bëjnë ata“parapolitik” pra në një refuzim të detyruar të kërkesave të ligjit. Shteti i tremb me detyrimin ligjor. Nëse autoriteti ligjor është pjesor, preferencial dhe nën pushtetin e një grupi, qoftë dhe oligarkësh, kjo krisje morale, ligjore dhe civile, bën që ligji të ketë një autoritet të pjesëshëm dhe jo shtrëngues për të siguruar rendin civil dhe ligjor në të gjithë territorin.

Ngritja e një vale gjoja kundër qeverisë, tashmë nxorri krye edhe kundër parlamentit duke dëgjuar një parullë që e përdorte Hitleri, “Ti kthejmë parlamentin Popullit”! Jo zotëni ktheji popullit ti dhe të gjithë Ju djathtas e majtas, 25 vite jete të dështuara…

Kjo nuk bëhet se koha nuk kthehet pas, ndaj një gjë është e provuar..iknin të gjithë si thotë Lu para se të përfundoni në burg! Ky është fundi në një vend të NATO-s, këtë mos e harroni.

Share: