Nga Mirela Cela Jorgo
Ne femijerine time mbaj mend shume mire ndjenjat qe perjetoja kur vinte Viti i Ri. Kartolina qe shkruaja , shirita me ngjyra qe zbukuronim klasen, por edhe pakot e vitit te ri qe shperndaheshin nga Qendra e Kultures per femije. Â Aroma e bakllavase qe gatuanin nenat tona dhe atmosfera festive qe krijonin ato me dashurine pafund.
Keshtu u rrita dhe do te doja qe kete femijeri me dashuri ta kete edhe femija im, por jo vetem une por te gjithe femijet. Bota e femijeve eshte bote me ngjyra dhe enderra kaq te bukura sa kur futesh aty te mahnit sa e mrekullueshme eshte.
Keshtu e kishte imagjinuar kete Vit te Ri im bir duke menduar qe te largohej me ftesen e mikeshes sime jashte . Kishte nje muaj qe mendja e tij vizatonte dritat shume ngjyreshe dhe babagjyshin e Vitit te Ri qe e ftonte te vizitonte nje vend krejt ndryshe nga Shqiperia.
Valixhja i qendronte e pergatitur qe nje muaj para me entuziazmin e nje femije. Udhetimi i aq deshiruar do te ishte vetem me vajzen e mikeshes sime qe e mbushte vetem me dashuri dhe gezim. Nuk do te zgjaste shume e gjitha kjo kur arrin te kontrolli dhe figura e nje polici qe kontrollon pasaportat i thote JOOO. Ti djalosh nuk kalon kurse ti tjetra vazhdo! Te ka skaduar pasaporta. Dhe femija me syte lutes i thote | Te lutem xhaxhi, une nuk kam bere asgje por dua vetem te kaloj Vitin e Ri andej. Nuk jam kriminel dhe syte i shperthejne lote habie dhe zhgenjimi.
O Ju qeveritare te hurit dhe te litarit, o ju hajna qe vetem mbillni trishtim dhe zhgeniim ne syte e nje femije. Cfare faj ka nje femije qe vidhni ju , qe nje shoqeri koncesionare ka shtypur “gabimisht” pasaporta te ketyre femijeve dhe ministri aktual ka dhene urdher qe te behet nje tender tjeter ku te vidhet prape me pasaporta te tjera.
Pse duhet te kete kaq shume kosto shpirterore, morale tek nje femije i cili vetem miresi mund te kete? Pse maskaralleqet tuaja, pazare e ndyra tuaja ne emer te europianizimit duhet ti paguaje nje femije!
Sa e sa kriminele me pasaporta fallco kane kaluar ne kete aeroport i dhene po nga ju ne kurriz te ketij femije dhe gjithe shqiptareve me koncension 35 vjet qe ky femije dhe shume te tjere ta paguajne ne menyren me absurde bileten per te pare Babagjyshin e Vitit te Ri ne nje vend shume here me te bukur se ky vend qe quhet ALBANISTAN .
Dhe djali me gjithe lutjet e vazhdueshme te tij sikur ishte ne gestapo kthehet mbrapsht pa asnje perkujdesje qofte edhe me nje fjale ngushellimi duke u endur ambjenteve te aeroportit ne pritje te prinderve te cilet mendonin se cdo gje ishte ne rregull.
Cfare ka nje femije qe kur prindi pret nje bilete per te, qe te udhetoje ne boten e tij te enderrave ne nje vend shume here me human dhe shume here me social kthehet prapa sepse pasaporta qe ka eshte prodhuar gabim dhe shteti nuk merr masa qe te lajmeroj ne menyre te vazhdueshme per kete fenomen .
Pikesepari ti niste nje njoftim te gjitha agjensive , ambasadave, por edhe te faqja zyrtare e Ministrise Brendshme, notereve te cilet edhe ata si pjesa dermuese jane te papergjegjshem kur te japin nje prokure lejimi te prinderve dhe nuk u thote atyre per kete “rregullim” gabimi .
Do te thoni ju qe faj eshte i prindit pse se dinte. Por ia qe edhe ndodh qe mund te mos jete informuar per kete poshtersi te bere nga shoqerite koncesionare qe vetem kosto kane dhe harac shpirteror e mendor. Femija pasi kthehet me shpirt te vrare me shprese se do te shkoje here tjeter fhr mermerit neper buze: Une kurre nuk dua te jetoje ketu…