Nga Artan Fuga
Cfarë pune ka ministria e kulturës të përcaktojë letërsinë më të mirë?
Ende me agjitropin edhe pas tridhjetë vjetësh vazhdojmë.
Komiteti ekzekutiv i lagjes përcakton shkrimtarin më të madh të rrugicës.
Shihni se kush do ta fitojë !!! Me siguri ndonjë autor fejtonesh kritik ndaj politikave në pushtet!
Bunkere gjithandej.
Po hiqni mo dorë nga budalliqet e mijëvjeçarit të kaluar !
Ku di shteti të vlerësojë artin dhe filozofinë. Shteti është injorant. Bëhet i ditur kur respekton injorancën e vet. Atëhere jep liri.
Edhe në mos qoftë injorant, ligji e kërkon të hiqet si i tillë dhe të mos i fusi hundët e veta, lëre më duart, e të përdhunojë me ceremoni e me duhmë tam-tamesh letërsinë dhe artet.
Do të na thonë se çmimet nuk i ka shpërndarë ministria, por një juri e pavarur. Dakord, nuk paragjykoj asnjeri, po çfarë dreqin ka dikasteri që fut në gji dhe në pëqi jurinë e pavarur dhe kështu e var jurinë prej këmbësh!
Shteti që prej Platonit argumentohet që është kundërshtar dhe armik i letërsisë, pikturës, muzikës.
Sigurisht që është se nuk ka mundësi të mos jetë.
Një kryetar shteti muzikant posti ja do të jetë armik i muzikës.
Po qese është skulptor, duhet të jetë armik i skulpturës.
E kështu me radhë pë të gjithë postet dhe artet.
Nuk mund të jesh njëkohësisht edhe prift edhe xhandar.
Nuk mund të jesh njëkohësisht edhe shtetar edhe artist, aq më pak të vlerësosh artin e të tjerëve.
Na janë bërë ca zyrtarë si Luigji i XIV, mbreti diellor, “Soleil”, që mbronte edhe zbukuruesit e kopshtijeve të veta…
Shteti nuk përcakton dot as seksin e të ftuarve në përdhunim.
Të vjen për të qeshur ta lexosh këtë ftesë se në çfarë niveli kulturor janë punonjësit që i paguajmë me taksat tona. Nga fillimi në fund mbushur me gabime logjike dhe gjuhësore.
A seksin e të ftuarit nuk e përcaktojnë dot. Lëri nja dhjetë gafa të tjera brenda një ftese të vetme.
Hajde letërsi hajde…!
Mbase e sheh zonja Ministre dhe u heq veshin.
Sigurisht që nuk shkoj…