Home KRYESORE Lojë në shtrat, revolucion seksual.

Lojë në shtrat, revolucion seksual.

Nga Luela Myftari

I vendosur në periferi të kryeqytetit, dyqani i vetëm që shet produkte erotike dhe lodra seksi, nuk kishte fluks pune, por ama klientët nuk i mungonin. Pothuajse të gjithë ata që hynin blinin diçka. Të vetmit që dilnin duarbosh dhe me buzën në gaz ishin adoleshentët. Disa prej tyre, ndoshta sapo kanë hyrë në atë dyqan, i kanë provuar vetes se e njohin shumë pak botën e seksit. E në fakt, shumëllojshmëria e produkteve që mund të gjeje në një dyqan të tillë të bënte të mendoje se erotika qenka përpos të gjitha atyre që dini edhe shumë e vështirë për t’u kuptuar e gjitha. Nuk e gjetëm menaxherin e këtij trendi të ri që ka filluar t’i afrojë edhe më shumë shqiptarët me botën e seksit. Por, ama gjetëm një shitëse, e cila u tregua e gatshme që të na prezantonte jo vetëm artikujt më të shitur, por edhe ata më tunduesit e më të shtrenjtët. Studentja, e cila kishte rreth gjysmë viti që punonte në këtë dyqan nuk dëshironte ta shfaqte identitetin e saj, por na lejoi që të fotografonim brenda dyqanit. E në fakt, në një shoqëri ende “të papjekur plotësisht seksualisht”, siç pëlqeu ajo që ta quante shoqërinë shqiptare, femrat janë ato që denjojnë më shumë të frekuentojnë një dyqan të tillë. Duke qenë e tillë shoqëria jonë, ajo na u lut që të mos e shfaqnim identitetin e saj. Pasi na konfirmoi faktin që femrat janë më të pakta në dyqanin e lodrave të seksit, zbuluam se meshkujt janë klientët më të shpeshtë të këtij dyqani. Ajo na tregoi edhe më shumë për produktet, klientët dhe punën e saj.

Çfarë mund të gjejmë në një dyqan seksi?

Kjo është pyetja që më së pari bëhet kur ndonjë i njohuri ynë ka hyrë në një dyqan ku shiten produkte seksi. Në dyqan e vetëm në Tiranë ne gjetën një shumëllojshmëri të atillë gjërash që vështirë të shpjegohen në një shkrim. Mos u çudisni nëse ju themi se përveç të brendshme të zakonshme, me tyl, me rrjetë, me lëkurë apo thjesht me copë, aty mund të gjeni edhe të brendshme me karamele. Candy Bra dhe Candy G-String ishin të brendshme me karamele. Këto të fundit ishin lidhur me njëra-tjetrën në formë të atillë që shumë pak të linin të kuptoje se këto ishin të brendshme prej karameleje. Dhe për më tepër ngjyrat e ëmbla nuk ishin zgjedhur për t’u përdorur në të brendshmet e femrave, por edhe në ato të meshkujve. Ama, përveç karameleve, aty mund të zgjidhje të haje edhe makarona. Sigurisht, që makaronat në dyqanin e seksit nuk do të ishin makarona të drejta ose tub. Pamja e tyre bënte gjithkënd për të qeshur. E nëse ndonjë ditë doni t’i propozoni të partnerit a partneres suaj t’ju falë një buzëqeshje dhe një natë të këndshme, atëherë ja një zgjidhje. Një raft shumë i rëndësishëm dhe i frekuentuar nga çiftet ishte rafti i lubrifikantëve, vajrave për masazh dhe atyre që mund të përdoren gjatë një akti seksual. Shishet që mbanin “vajrat magjik딝 ishin të shumëllojshme, plot ngjyra dhe tunduese. Aromat dhe shijet e stimuluesve që gjithkush mund t’i hedhë në pijen e mbrëmjes dukeshin në ambalazh shumë tunduese në fakt. Shumë pak vend në këtë raft, zinin edhe mjetet mbrojtëse. Edhe nga këto kishte marka, ngjyra dhe aroma të ndryshme. Pothuajse të gjitha këto produkte vinin nga Gjermania. Asnjë prej tyre nuk ishte prodhuar në Shqipëri. Produktet në ambalazhin e të cilave shfaqen femra seksi duket se i tërheqin ata pafund. Ndoshta edhe ndrojtja e partnereve të tyre për të shfaqur në një dyqan të tillë për të blerë një organ mashkullor fals, ndikon në rritjen e numrit të meshkujve që blejnë produkte në një dyqan të tillë. Ah, se harruam, në një dyqan seksi mund të gjeni edhe kostume që mund t’i vishni për festën e Hallouinit. Papritur, mund të shfaqeni jo vetëm para partnerit, por edhe në një klub nate si një infermiere ose police seksi.

Produktet më të shitura

Pyetja e cila me siguri tundon lexuesit tanë është: Çfarë blejnë më shumë shqiptarët? Shitësja e këtij dyqani na rendit pesë produktet më të shitu- ra. Vendin e pestë e zënë: bikinit, të brendshmet të cilat mund të blihen fare mirë edhe për dhurata. Në vendin e katër dhe jo më pak të shitura se bikinit janë vajrat e rupit, të cilat fare mirë mund të përdoren për masazhe relaksuese dhe si formati më tundues ndaj meshkujve. Blerje akoma më të mëdha bëjnë shqiptarët kur vjen puna tek stimuluesit që hidhen në pije. Këto stimulues me afrozidiak, çokollatë, luleshtrydhe apo ndonjë shije tjetër zënë vendin e tretë në Hit Paradën tonë. Edhe më të shitur janë lubrifikantët që zënë vendin e dytë. Më të shiturit, më të blerit dhe më të kërkuarit nga shqiptarët, ashtu si edhe në të gjithë botën mbeten vibratorët dhe organet falsë. Ata zënë vendin e parë, edhe për shqiptarët.

Meshkujt

Në të gjithë dyqanin produktet kryesisht i dedikoheshin femrave. Për to mund të gjeje gjithçka. Meshkujt ishin më pak të përfshirë. Mund të gjeje të brendshme për ta, çakmakë me imazhe të vajzave seksi, varëse çelësash po me imazhe të tilla, pranga dhe stimulues në formë vaji apo edhe elektronik. Sigurisht, që edhe ndonjë gjë tjetër mund të na ketë munguar pa e vënë re. Dhe sado që produktet që mund të vihen në përdorim nga meshkujt, ishin të pakët në numër, meshkujt ishin edhe frekuentuesit më të shumtë të këtij dyqani.

Shqiptarët druhen

Vizitoi një dyqan seksi, por përveç shitëses së dyqanit askush tjetër nuk na u përgjigj. U desh të fshiheshim diku dhe të bënim foto prej së largu. Shitja e dyqanit nuk dëshironte as të na thonte emrin, e jo më ta fotografonin. Sigurisht që edhe blerësit që hynin e dilnin nuk preferuan të flisnin për “Shek-ulli”. Seksi duket se është ende një temë tabu në shoqërinë shqiptare. Ende ne nuk mund të flasim hapur për të, edhe pse frekuentimi i dyqaneve të tilla, mund të mos jetë më problem

Infermiere, police apo pastiçere?

Nëse keni pyetur veten se ku i gjejnë vajzat e videoklipeve gjithë ato kostume seksi, përgjigja është e thjeshtë. Nëse doni të shfaqeni gjëkundi në natën e Hallouinit ao ndonjë natë tjetër si një infermiere seksi këtë mund ta realizoni nëse shkoni një orë më parë në një dyqan seksi. Kostume të tjerë seksi mund të jenë edhe ato të një policeje apo ndonjë patiçiereje. Popr në të gjitha këto raste mos harroni të merrni ndonjë prangë, shiringë ose ëmbëlsirë me vete. Detajet plotësuese shpeshherë janë shumë të rëndësishëm.

Blerje në çift

Ka edhe nga ata që vijnë në çift. Këta më së shumti vendosin për aromat që do të përdorin gjatë aktit seksual. Vajrat e trupit, që mund të përdoren edhe gjatë seksit oral, janë produktet që blihen më së shumti nga çiftet. Për disa është shumë i rëndësishëm mendimi i partneres ose i partnerit të tyre, ndaj edhe i zgjedhin së bashku produktet.

Biseda me vajzën që shet çfarë ju duhet në shtrat
Si është të punosh në një dyqan që ka vetëm gjëra seksi?

Nëse mendoni se ndihesh më seksi, keni të drejtë. Por, kjo nuk ndodh gjithnjë. Në të shumtën e rasteve kjo është thjeshtë një punë, njëlloj si të gjitha të tjerat, ku duhet të shesësh. Ndonjëherë lodhesh e ndonjëherë koha ikën duke shpjeguar funksionet e njërit apo tjetrit produkt.

Cilët e duan lojën në shtrat?

Nëse do ta masnim këtë njohje me shitjet e dyqanit apo me frekuentimin duhet të them se bindja ime do të ishte e gabuar. Këtu më së shumti vijnë njerëz mbi të tridhjetat. Bëhet fjalë këtu për njerëz të pjekur që pak a shumë dinë si ta shijojnë një marrëdhënie seksuale. Adoleshentët hyjnë, njihen me një botë tjetër dhe ikin. Në të shumtën e rasteve nuk blejnë gjë. Pra, në një fare mënyre, adoleshentët shfaqin ndrojtje. E nëse kjo është e ardhmja e vendit tonë, atëherë mund të them se shqiptarët janë ende të ndrojtur. Por, kjo nuk ndodh me një moshë më të pjekur, me një moshë që di se si ta bëjë më të bukur një akt seksual. Kjo kategori njerëzish nuk ikin asnjëherë pa blerë diçka nga dyqani.

Klientët e këtij dyqani janë kryesisht meshkuj apo femra?

Klientët më të rregullt janë meshkujt. Edhe më të shumtë në numër janë sërish meshkujt. Janë pothuajse të një grupmoshe, 30-45 vjeç. Ka edhe më të mëdhenj, por kjo grupmoshë është më e pakët. Ajo që është shumë interesante tek këta meshkuj është fakti që ata blejnë produkte për femra, gjë që do të thotë se ose ata e duan gruan e tyre më seksi ose ajo ka turp të vijë e t’i blejë vetë.

Po adoleshentët, nuk blejnë thuajse asnjëherë?

Ka adoleshentë që blejnë, por ata që vijnë për herë të parë kanë një përballje tjetër me botën e seksit. Disa prej tyre e shprehin hapur se gjithçka që kanë njohur deri më tani, nuk paska qenë asnjë. Ata adoleshentë që blejnë janë ata që rikthehen për së dyti herë, pasi e kanë menduar mirë se cilën nga produktet do të blejnë. Ndoshta edhe fakti që adoleshentët nuk kanë paratë e tyre mund të ndikojë. Zakonisht, të gjitha ato që blejnë adoleshentët, i justifikojnë me idenë se ky apo ai produkt është dhuratë për një mik apo mikeshë. Pra, në një farë mënyre, adoleshentët janë më të ngurtit.

Si është marrëdhënia e personave publikë, atyre që janë të njohur me këtë dyqan?

Edhe VIPA-t kanë ardhur këtu. Mund të them që në këtë dyqan kanë blerë shumë persona të njohur, por këngëtaret janë ato që blejnë më shumë. Këtu ka kostume apo të brendshme që mund të vishen edhe në një diskotekë poshtë një bludeje të tejdukshme. Dhe në fund mund të ndihesh shumë seksi.

Share: