Home KRYESORE Lu flet me emra te pervecem, politikanet ne parim!

Lu flet me emra te pervecem, politikanet ne parim!

Nga Lutfi Dervishi

Paradokse! Edhe i shohim që nuk mbajnë asgjë mbi supe edhe i akuzojmë se nuk ecin me këmbë në tokë! Ambasadori amerikan flet me emra të pëveçëm tamam si politikan kalibri, politikanët flasin në përgjithësi e në parim tamam si diplomatë klasi! Qeveria nuk e çan kokën se çfarë hanë njerzia 364 ditë, media akuzon qeverinë se nuk mendon çfarë do të hanë njerëzit natën e Vitit të Ri! E vërteta është 1, por këtu gjithkush e di veten Njish! Eshtë krejt e sigurtë se sa herë ulet çmimin naftës në tregun botëror aq herë rritet çmimi shitjes në Shqipëri!

Share: