Nga Behar Gjoka
Kandilja argjandit! Sonte e dëgjova Camajn, e pashë mjeshtrin, e ndjeva në shpirt thirrjen e tij se po vijnë bijtë e territ, njeriu i ri, që shkatërroi dhe po shkatërron qenien shqiptare, atdheun dhe kombin… E pashë, o njerëz, të ulur këmbëkryq në Teatrin kombëtar…
Mjerë kush nuk e dëgjon thirrjen e tij se bijtë e errësirës janë midis nesh, në ditët dhe netët tona, na vrasin e përdhunojnë, në shembin shtëpitë dhe na vjedhin pasurinë, në emër të popullit të tredhur… E pashë, e dëgjova, u llafite me Camaj, fal aktorëve të Teatrit Migjeni, Shkodër, që sollën si të gjallë, në Tiranë, ku num mundi të vinte i gjallë…
Gjenia e Camajt, sapo ka nisur udhën për te të vetët, për të ndricura mendjen dhe për të lehtësuar dhimbjet e zemrave… Mjeshtër, të falem, që edhe prej amshimi hedh dritë ndër ne…