NGA HABERET E MITRO CELA
Debat. Per ditë me radhë. Pa bereqet. Sa shqiptarë ishin në mitingun e 8 dhjetorit? Përdemokratët-shumë. Për socialistët pak.Vështirë ta ndash shapin nga sheqeri, kur llogaritë bëhen me tifosllëk. Mua më pëlqen pyetja: Kush I solli njerëzit në miting? Sipas mendjes sime: PD-ja dhe PS-ja.
PD-ja me fjalë: Qeveri teknike. Rama me 200 milionë dollarë. Varfëri. Papunësi. Taksa.Opozia vetëtëm fjalën ka. Fjala kur përdoret me “kandar” bën efekt tek njerëzit. Dhe ata mbushin sheshet.
PS-ja me vepra. Tatimi mbi fiktimit është rritur 50 përqind. Tatimi mbi interesat bankarenga 10 në 15 përqind. Pensionetdhe rrogat janë ngritur me “pikatore”. Pagesa pë korrentin ha “pjesën e luanit” në buxhetin e familjeve të varfëra. Të papunët janë shtua :nuk I mba më vatani- emigrojnë.
Misioni I qeverisë: Të rrisi mirqënien e vegjëlisë. Kur errësira, papunësia, mjerimi, fukarallërëku hedhin “valle” ”“ njerëzia e braktis qeverinë edhe pse I dha votën. Të braktisurit e qeverisë nuk e shfryjnë zëmërimin tek Selija e PD-së. Jo. Ata marshojnë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit.”
Kjo ështëfilozofia e mitingut. Duhet kuptuar. Në fillim. Pastaj të nxirretmësim. Nga Rama. Nga Basha. Nga Meta. Nga deputetët. Nga e gjithë politika.