Home KRYESORE Ndalohen dashuritë por jo flirtet me kundërshtarin me kod!

Ndalohen dashuritë por jo flirtet me kundërshtarin me kod!

Nga Luan Kurti

Kush tha se gjyqtarët janë të korruptuar? Përderisa burgjet janë plot, do të thotë se janë me superrealizim. Të fusin edhe politikanët aty brenda thoni ju, ë? Po ata nuk janë bukëshkelur. Nuk kafshojnë dorën që i ushqen. Ambasadori britanik mendon se hallexhinjtë janë brenda, ndërsa kriminelët e vërtetë livadhisin. Po çfarë ka për të humbur hallexhiu? Vetëm morrat, kurse ai që ka para duhet ta gëzojë jetën. Sipas kërkesë-ofertës një gjyqtar do preferonte më mirë çështjen e një krimineli, se ata të dhjetë pabuksave. Të parët ta ngrohin xhepin, të dytët të fusin plevitin. Tek e fundit ky stan, këtë bulmet ka. Po nejse, le të flasim për diçka më interesante. PD-ja paska miratuar kodin e etikës, që pengon demokratët të dashurohen me ata të partive kundërshtare. Nuk po thotë njeri për gili-vilet, por jo të vendosin kurorë. Kaq tani për tani dhe përgatituni për protestën e radhës, se do bëjmë plot selfie si sot. Puna në krye, pastaj qejfet!

Share: