Home KRYESORE Ne Shqipëri duhet te jesh budist!

Ne Shqipëri duhet te jesh budist!

Nga Ilirjan Blloshmi

Sot ne mengjes fola me tim gjysh ne telefon. Heren e pare nuk ma hapi, pasi i rash perseri mu pergjigj. Po he mor gjysh si je ju drejtova, – mire me tha, kane ardhur keta dritave tek shtpia e vjeter,jan ketu kerkojne ca letra, – per cfare e pyeta?, – po nuk i kuptoj keta un mor bir mu pergjgje. Mire mire i thash me kalo ndonjerin prej tyre ne tel. Nga ana tjeter e telefonit degjova nje ze (ze shume i njohur) ishte ai po po ai….militanti i partise qe kishte filluar pune. – Pershendetje i thash, mund te me shpjegosh pak cfare problemi ka? – Ja po shohim ca fatura qe nuk jan paguar me tha me nje ton zyrtar-karrikdar. – Per cfare faturash e keni fjalen zotri? – Ato qe nuk keni paguar, e dini sa dem i ka bere buxhetit kjo (ehh mor karrikdare ti nuk ja ke idene fare buxhetit mendova). – Mire mire i thash mos turfullo shume e nderpreva, e para me nje kerkese te vitit 1998, prane KESH (te asaj kohe) nga ana tim eti, eshte bere nderprerja e enegjise pasi nuk jeton njeri. – Une kam letrat ne dore or cun me tha. – Mire mire i thash, mbylla telefonin dhe pasi bera disa telefonata te tjera, u vertetua qe qendronte, ajo qe thash une dhe jo ajo qe thonte karrikdari-militant.

****

Mendon njeriu i shkrete ku jemi katandisur. Frika nga shteti është ndoshta e vetmja frikë që i shton vlerë njeriut të qytetëruar, ndaj edhe respekti për këdo që shfaqet në derë në emër të tij duhet të ngjallë respekt. E them këtë për t’i bërë thirrje kujtdo që ma dëgjon llafin. Por refrenet “do bejme shtet”, “kunder infrmaliteteti “,” prisni se nuk keni pare gje akoma”, “bravo cuna”. Sefte, kur u hap ky debati i ketyre frazave, mendova se ndoshta kish ardhur koha që pas 103 vjetësh që përpiqemi të bëjmë shqiptarët (pasi etërit bënë Shqipërinë) të shohim se sa ia kemi dalë. Pra, e thënë pa pompë e bujë, ndoshta ka ardhur koha që secili te ndihmoje. Mirëpo pasi u thellova ca, pashë se megjithëse ka kaluar plot mbi një shekull, problemet e shqiptarëve kanë mbetur pak a shumë po ato: identitet me probleme, fqinjë agresivë, rrezik asimilimi, probleme emigracioni, përzierje e fesë në politikë, shtet që shet veten, politikanë që shesin shtetin e tyre. Kështu që po ta bëjmë këtë punë me vetëdeklarim, rrezikon që sërish kushdo që ka një hall me fqinjin dhe ia ka zënë fqinji kokën me derë, nga halli të deklarohej ç’t’i kërkohej e jo ç’është vërtet

****

Tani në fund, t’ju shpjegoj se pse mendoj se duhet te jesh budist ne Shqipëri. Budizmi është një besim shumë i përmbajtur dhe që predikon durimin dhe qetësinë. Ndaj, vetëm me një besim të tillë mund të durojmë një qeveri si kjo e jona që po na zhbën e po na hollon edhe gjakun e gjysh-stërgjyshërve.

Share: